Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Dimitrov: Bashkimi Evropian nuk mund t’i lejojë vetes luksin dhe këtë vit të kalojë me dështim të zgjerimit

Shkup, 8 janar – Zhurnal.mk – Portugalia do të jetë e interesuar t’i vazhdojë përpjekjet e Gjermanisë, Berlini njofton se mbetet i përkushtuar për këtë çështje, mendoj se Bashkimi Evropian nuk mund t’ia lejojë vetes luksin dhe ky vit 2021, të kalojë ashtu siç kaloi viti 2020, me dështim të zgjerimit, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në intervistë festive për MIA-n, në të cilën biseduan për bllokadën bullgare, evropianizimin në shtëpi, interpelancën për të që e parashtroi opozita, për kapacitetet dhe gatishmërinë e administratës për procesin e bisedimeve…

“Procesi i aderimit është vegël për evropianizimin. Mirëpo, neve askush nuk po na i lidh duart për të punuar në evropianizimin nëse nuk kemi më qasje në procesin e aderimit. “Mendoj se sa më shumë që të punojmë në shtëpi, aq më i fortë do të jetë pozicioni ynë edhe në aspektin e fillimit të bisedimeve me Bashkimin Evropian”, shprehet Dimitrov.

I pyetur nëse pret përparim në bisedimet me Bullgarinë pas përfundimit të zgjedhjeve te ata që janë parashikuar për në mars, Dimitrovi shprehet se çështjet e ndjeshme politike zgjidhen më vështirë gjatë periudhës parazgjedhore dhe fushatës.

Zëvendëskryeministër, viti që kaloi ishte mbresëlënës në integrimin tonë euroatlantik. U bëmë anëtari i 30-të i NATO-s, morëm vendim për të filluar bisedimet me BE-në, por më pas vijoi dushi të ftohtë nga Bullgaria, ndonëse pritnim nuk e mbajtëm konferencën e parë ndërqeveritare. A ishte i mjaftueshëm angazhimi i kryesuesit të fortë, Gjermanisë?

-Kishim një vit të vështirë, jam shumë i bindur se do të kemi një vit më të lumtur dhe shumë më të mirë 2021. Është e vërtetë, në mars patëm sukses të madh, në një farë mënyre mbeti i fshehur sepse atëherë ishte fillimi i hallit me virusin korona, fillimi i pandemisë dhe nuk kishim as rast e as mundësi që të gëzohemi, NATO ishte qëllimi 25 vjet, një çerek shekulli, pra përforcim të sigurisë, parashikueshmërisë, jemi këtu për të qëndruar brenda këtyre kufijve dhe kemi marrë një dritë jeshile të pakushtëzuar për të filluar bisedimet. Për fat të keq, kjo nuk u realizua, patëm mbështetje të madhe nga Berlini, kancelarja Merkel në mes të Brukselit paralajmëroi nga Parlamenti Evropian se prioriteti i parë në politikën e jashtme të presidencës gjermane është fillimi i bisedimeve aderuese me Maqedoninë e Veriut.

Kishte biseda telefonike, në atë nivel, Presidenti Shtajmaer gjithashtu me homologun e tij në Sofje, Presidentin Radev, kishim më shumë se gjashtë orë mundësi për të folur për problemet dhe dallimet në prani dhe si lehtësues edhe të ministrit Mas dhe ministrit Rot, unë mendoj se për herë të parë në këto poste së bashku për të njëjtën gjë, në të njëjtën dhomë, meqë ato kanë kompetenca rreptësishtë të ndara, e gjithë kjo bën të ditur se Gjermania bëri gjithçka që mundej. Fatkeqësisht, Bashkimi Evropian për këtë çështje funksionon në atë mënyrë që nëse nuk ka konsensus të mjaftueshëm, mjafton që një vend të parandalojë miratimin e një vendimi. Mirëpo, është e rëndësishme se çfarë mendojnë të tjerët. Ne u përpoqëm dhe mendoj se arritëm të durojmë edhe pse nuk ishte e lehtë, kishte shumë tundime, të kemi një politikë të pjekur, të flasim me gjuhën evropiane, gjuhën e vlerave dhe parimeve, dhe mendoj se është shumë e rëndësishme që pozicioni ynë ishte kuptuar, pranuar dhe mbështetur nga të gjitha shtetet tjera anëtare.

Kjo betejë nuk është vetëm betejë për identitetin maqedonas, por është gjithashtu betejë për identitetin evropian. Nëse Bashkimi Evropian është bashkësi vlerash, ndër të cilat kyçe është pasuria e diversitetit, kulturor dhe gjuhësor, të popujve të Evropës, atëherë kjo betejë është një betejë e vetë Bashkimit Evropian. Jam i bindur se këto tri qëllime, që janë plotësisht të përshtatshme së bashku, duhet t’i arrijmë njëkohësisht. Të fillojmë bisedime aderuese, të ruajmë dhe promovojmë identitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase dhe të ndërtojmë marrëdhënie miqësore me fqinjin tonë, me Bullgarinë fqinje.

Rruga jonë është shumë e vështirë. Shumë e ngushtë dhe shumë e pjerrët, procesi është në krizë, zgjerimi është në krizë, dhe mendoj se dështimi i Bashkimit Evropian në zbatimin e vendimit personal dërgoi sinjal negativ për një rajon që është i rrethuar gjeografikisht nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Dhe në këtë kuptim, edhe besueshmëria dhe e ardhmja evropiane, perspektiva që përsëritet aq shpesh në dokumente të panumërta, “Ballkani ka të ardhme evropiane”, “Ballkani ka perspektivë evropiane”, fjalë të tilla nuk janë më të mjaftueshme, në mënyrë që popujt e Ballkanit të besojnë vërtet në seriozitetin e Evropës dhe atë që thotë Evropa.

Postime të ngjashme

Opozita kritikon Bujar Osmanin për diplomacinë ekonomike të Maqedonisë së Veriut

R Zh

Reklamat e qeverisë vënë në pikëpyetje lirinë e shprehjes

R Zh

Prof.dr. Vetoni Latifi sjell librin e tij më të ri mbi Marrëdhëniet Ndërkombëtare

R Zh

Në kërkim të pronarëve të vërtetë të kompanive

T E

Zhurnal mëson / Anketës së Grubit dhe Osmanit e shpalosur në mbledhjen e fundit të kryesisë së BDI-së si në kohën e Enver Hoxhës, diktatorit! Pakënaqësia vazhdon…

R Zh

10 të vdekur, 333 raste të reja dhe 268 të shëruar nga Covid 19

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...