Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Dimitrov: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut është problem edhe i BE-së

Shkup, 23 qershor – Me të vërtetë është me rëndësi të shohim realizim të premtimit për europerspektivat e rajonit të dhëna në Selanik. Ky është problem I BE-së dhe kjo bllokadë nuk I përket vetëm të ardhmes së Maqedonisë së Veriut por edhe të ardhmes së BE-së në Ballkanin Perëndimor, theksoi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në panelin e Forumit të parë ekonomik të Shkupit.

“Premtimi që Evropa ia dha Ballkanit ndodhi në Selanik në vitin 2003, u konfirmua në Sofje në samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe këtë vit në Lubjanë, Si zëvendëskryeministër bëhet gjithnjë e më vështirë t’u flas njerëzve, qytetarëve se kjo është e mundur. Ky rajon është I rrethuar me vende të cilat ekonomikisht, politikisht, historikisht dhe në mënyrë kulturore I takojnë Evropës dhe me të vërtetë është me rëndësi të shohim vendime dhe lëvizje konkrete në mbështetje të realizimit të premtimit të dhënë në Selanik. Nuk kemi zgjidhje alternative përveç se të bëhemi demokraci funksionale evropiane e cila është e shoqëruar me prosperitet ekonomik. Do të vazhdoj,më me reformt sepse I bëjmë për ne, por procesi I inkuadrimit do të na ndihmojë ta bëjmë atë më mirë. Pa dallim nëse do të fillojmë me negociatat inkuadruese rruga jonë është e qartë – do të punojmë drejt ndërtimit të demokracisë evropiane”, tha Dimitrov duke e komentuar mossuksesin e BE-së dje sërish të reflektojë fillim të negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe sa është e mundur që vendi këtë vit t’i fillojë negociatat.

Ai theksoi se kjo bllokadë e eurointegrimit të vendit është problem edhe për vetë BE-në.

“Por, gjithashtu është me rëndësi dhe e kuptoj se aq shumë ministra publikisht tani thonë se kjo çështje, është problem për vetë BE-në. Në njëfarë mënyre kjo bllokadë nuk ka të bëjë vetëm me të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në BE, port ë ardhmen e BE-së në Ballkanin Perëndimor, së bashku jemi këtu. Ose nuk do t’ia dalim çdokund, përfshirë edhe me fqinjët në Bullgari ose do të fitojmë të gjithë. Bëmë gjithçka mundëm. Ne jemi të hapur, ne jemi të sinqertë dhe besojmë se zgjidhja evropiane së bashku me vlerat evropiane është e mundur, Kur kjo ndodhë, duhet të jemi të befasuar pozitivisht. Ne kemi përgjegjësi ndaj popullit tonë, ndaj popujve tanë ta mbrojmë sepse kur njerëzit kalojnë përmes momentit të shpresës, e më pas zhgënjehen dhe kjo po përsëritet prej 18 qershorit të vitit 2018 në çdo gjashtë muaj, kjo nuk është e shëndetshme për kombin”,porositi Dimitrov.

Gashper Dovzhan, sekretar shtetëror në MPJ të Sllovenisë, në fjalimin onllajn paralajmëroi se kryesimi I ardhshëm slloven me BE-në në gjysmën e dytë të këtij viti do të fokusohet në rajon dhe do të bazohet në tre shtylla.

Shtylla e parë është vazhdimi I procesit të zgjerimit të BE-së, fillimi I negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe hapjen e kapitujve me Serbinë dhe me Malin e Zi, Dovzhan theksoi se kryesimi portugez ka bërë shumë dhe se është I bindur se Sllovenia do të ketë sukses të kontribuojë për përmbushjen e qëllimeve, posaçërisht për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Shtylla e dytë e kryesimit slloven me BE-në do të jetë zbatimi I planit investues ekonomik dhe hapja e perspektivave për të rinjtë, bashkëpunimi ekonomik në rajon dhe tregu I përbashkët rajonal.

Shtylla e tretë do të jetë krijimi I platformës për gjetje të zgjidhjeve për çështjet e hapura në rajon, sepse, theksoi Dovzhan, bashkëpunimi më I madh do të thotë edhe stabilitet më I madh I rajonit

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...