Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Dimitrov – Bregu: Vendet nga Ballkani perëndimor duhet të jenë bartës të vendimeve dhe përgjegjësisë

Zhurnal Ads

Shkup, 21 shtator – Zhurnal.mk – Zëvendës kryetari i Qeverisë, i obliguar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov sot realizoi takim me sekretaren e përgjithshme të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (KRB), Majlinda Bregu, e cila qëndron për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.

Siç kumtoi SÇE, në takimin u bisedua për planin e aktiviteteve të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, me theks në prioritetet gjatë periudhës së ardhshme, të cilat janë në drejtim të lehtësimit, promovimit dhe avancimit të bashkëpunimit rajonal, e janë me qëllim të evropeizimit të rajonit.

Zëvendës kryeministri Dimitrov theksoi se në periudhën që vijon, Qeveria mbetet e përkushtuar në agjendën evropiane në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore, me fokus në bashkëpunimin rajonal, segment jashtëzakonisht i rëndësishëm për procesin e evropeizimit të rajonit.

“Që bashkëpunimi rajonal të jetë i suksesshëm, vendet nga Ballkani Perëndimor duhet të jenë bartës të vendimeve dhe të përgjegjësisë. Angazhimi i përbashkët me Këshillin Rajonal për Bashkëpunim për zvogëlimin e heqjes përfundimtare të roamingut në vendet e Ballkanit Perëndimor do të jetë një nga beneficionet e drejtpërdrejta për qytetarët e rajonit”, porositi Dimitrov.

Bashkëbiseduesit e potencuan rëndësinë për lidhje të papenguar të rajonit në disa sfera, që posaçërisht erdhi në shprehje me kufizimet e shkaktuara nga pandemia. Janë shqyrtuar edhe planet për zbatimin e aktiviteteve të planifikuara të KRB-së për bashkëpunim të thelluar në sferën e vetme ekonomike në rajon, të bazuar në katër liritë e BE-së dhe Agjencës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Depozituesit e dëmtuar në “Eurostandard”: Firmat nuk kanë paguar këste për kreditë dhe nuk kanë pasur mbulim për to

E.E.

Zhurnal zbulon “skandalin” e Grubit dhe Azirit? Shkelen kriteret nga konkursi për emërim të drejtorit të ri në Shtëpinë e Alfabetit!?

R ZH

“Fundjava pa TVSh”, LSDM: U trefishua shitja e produkteve vendore

T E

Besimi: Rritje prej 4% vitin e ardhshëm dhe kornizë afatmesme për propozim-buxhetin e vitit 2021

admin

“Covid-19”, Pendarovski: Kufizimet të mbeten në histori

E.E.

Investimet kapitale mund të ndihmojnë në rimëkëmbjen dhe revitalizimin e ekonomisë

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...