Agjencia Zhurnal.mk.

Dimitrov dhe Koja biseduan për proceset reformuese dhe për zgjedhjet lokale të ardhshme

Shkup, 13 tetor – Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot realizoi takim me shefin e Misionit të OSBE-së, ambasadorin Klemens Koja me të cilin bisedoi për agjendën reformuese vijuese në kontekst të procesit të evropianizimit, zgjedhjet lokale të ardhshme, statusin e projektit për digjitalizim dhe procesin e regjistrimit.

Zëvendëskryeministri Dimitrov, siç informon Sekretariati për Çështje Evropiane, e theksoi rolin e Misionit të OSBE-së për zhvillimin e demokracisë dhe përforcimin e qeverisjes të së drejtës veçanërisht përmes monitorimit të procesit zgjedhor dhe procedurave gjyqësore.

“Evropianizimi i shoqërisë tonë nënkupton vendosjen e kornizës ligjore dhe institucionale në sferat kryesore por aq më shumë është i nevojshëm zbatimi i tyre në terren dhe pikërisht në këtë kuptim, Misioni i OSBE-së është partner i rëndësishëm i yni”, theksoi Dimitrov.

Bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime edhe për realizimin e aktiviteteve të Misionit të OSBE-së në Maqedoninë e Veriut për periudhën e ardhshme, me theks të veçantë në fushat të cilat janë qëllime prioritare edhe në “Agjendën: Evropa në vendin tonë”. Ambasadori Koja e ka theksuar rëndësinë e realizimit të progresit të vazhdueshëm në procesin reformues.

Related posts

Kolla e keqe, 46 raste të reja për një javë

Xh M

Shëndetësia po mbetet pa personal, numër i madh infermierësh po lëshojnë vendin!

I.A

Akoma pa zgjidhje problemi i prerjes së druve për ngrohje

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy