Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Dimitrov: Do të jem pjesë e të gjitha bisedimeve thelbësore për çështjen me Sofjen dhe pjesë e zgjidhjes

Shkup, 4 maj – Numër I madh I vendeve anëtare të BE-së, konsiderojnë se nevojitet conference ndërqeveritare edhe me Maqedoninë e Veriut edhe me Shqipërinë, kjo është shenjë e qartë se Maqedonia e Veriut duhet të mbetet në pako me Shqipërinë, e jot ë ngecë prapa, thotë zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.

“Definitivisht do të ketë tentim për dy konferenca ndërqeveritare. Duhet të shohim se çka do të ndodhë me qeverinë në Bullgari dhe negociatat. Por megjithatë nuk mund të lëmë gjithçka në pritje. Duhet të tentojmë, duhet edhe Bullgarisë fqinje t’I sqarojmë se cili është investimi. Kemi mundësi për miqësi të afërt dhe bashkëpunim dhe nëse është historikisht me mend që  Bullgaria të jetë pengesë për integrimin e vendit tonë në BE”, tha Dimitrov gjatë pjesëmarrjes në emisionin Top Tema në televizionin Tellma.

Sipas tij, për mënjanimin e vetos nga Sofja, duhet të pranojmë çfarëdo lloj ndihme nga të gjithë faktorët qëllimmirë dhe se nuk kemi përse të turpërohemi, sepse pozicioni ynë është I pastër si kristalu dhe mbështetet në parimet evropiane.

Ai konfirmoi se do të jetë pjesë e ekipit negociues në tejkalimin e kontestit me Sofjen.

“Brenga ime për identitetin maqedonas është çështje shumë më e rëndësishme se karriera ime politike. Absolutisht do të jem pjesë e çfarëdo lloj bisedimesh të ardhshme. Isha kryesues I listës zgjedhore në Shkup dhe u zgjodha. Për këtë u detyrohem qytetarëve”, deklaroi zëvendëskryeministri Dimitrov.

Ai shtoi se Maqedonia e Veriut duhet ta thotë anën e vet të tregimit, dhe se nuk është Maqedonia e Veriut ajo e cila e futi këtë çështje në BE, por se Bullgaria e bëri këtë në shekullin 21 të thotë në BE se gjuha jonë nuk ekziston dhe se ajo është dialekt.

Postime të ngjashme

Interesimi i ulët i qytetarëve për të udhëtuar në Greqi

R Zh

Edhe Ali Ahmeti uron ekipin e futbollit “Shkendija”

R Zh

Sela: Tre klube shqiptare do ta përfaqësojnë RMV-në në garat evropiane

R Zh

Kasami uron Shkëndijën: Ditë e madhe për futbollin shqiptar në Maqedoninë e Veriut

R Zh

Shkëndija merr trofeun, festë kuqezi në Tetovë

R Zh

VMRO–DPMNE për kongresin e LSDM-së: Nuk merremi me LSDM, kanë dështuar

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...