Dimitrov drejtuar Zaharievës: Nuk ka asnjë ankesë për diskriminim në bazë etnike bullgare

Shkup, 2 tetor – E kam vështirë të kuptoj nëse akuzat e këtilla – sepse i dëgjoj shumë shpesh publikisht nga politikanët bullgarë, janë pjesë e kontekstit vendor apo janë rezultat i fluskës në të cilën me të vërtetë besoni, i tha sot zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimotrov deputetes Ekaterina Zaharieva e cila akuzoi se në vend ka diskriminim në bazë etnike bullgare.

Dimitrov sot në profilin e tij në Fejsbuk e ndau përgjigjen e tij pas akuzës së Zaharievës.

“Fillimisht, kemi Komision kundër diskriminimit. Kur kontrollova nëse ka ankesa për këto thënie që vijnë nga Bullgaria se ne i diskriminojmë qytetarët që konsiderojnë se janë bullgarë etnik, në këtë Komision nuk është parashtruar asnjë ankesë kundër diskriminimit. Nga këtu, e kam vështirë të kuptoj nëse akuzat e këtilla – sepse i dëgjoj shumë shpesh publikisht nga politikanët bullgarë, nëse janë pjesë e kontekstit vendor apo rezultat i ndonjë fluske në të cilën besoni me të vërtetë? Maqedonia e Veriut është shtet multietnik. Në Kushtetutën tonë qëndron se bashkësitë etnike janë të barabarta”, tha Dimitrov, i cili këto ditë ishte mysafir në sesionin vjeshtor të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg.

Përgjigja e zëvendëskryeministrit pason pasi që Zaharieva deklaroi se është mjaft e zhgënjyer nga përgjigjet e pakënaqshme të Dimitrovit.

Related posts

Pahor: Duhet kompromis i pranueshëm për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë

D V

4 të shëruar 19 raste të reja me Covid, nuk ka viktima

Z H

Ministri alternativ grek i Punëve të Jashtme Varviciotis në Shkup

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More