Dimitrov e krahason Ballkanin Perëndimor me një dhomë pa rrymë dhe ngrohje

Athinë, 15 shtator – Për Greqinë, mendoj se për shumë vende të tjera anëtare, por jo për të gjithë, është e qartë se ky rajon është pjesë e Evropës. Imagjinoni një shtëpi dhe ajo shtëpi është Bashkimi Evropian dhe në shtëpi ka një dhomë që nuk ka ujë, nuk ka energji elektrike, nuk ka ngrohje. Shtëpia do të vuajë, jo vetëm dhoma, tha zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut I obliguar për çështje evropiane Nikolla Dimitrov pas konferencës në Selanik, duke shpjeguar situatën me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

 

Në organizim të shefit alternativ të diplomacisë greke Miltiadis Varvitsiotis, në Selanik sot u mbajt konferenca “Ballkani Perëndimor merr pjesë në dialogun për të ardhmen e Evropës”, në të cilën diskutuan ministrat nga gjashtë vendet ballkanike.

Pas takimit, Dimitrov theksoi se në kontekstin e debatit të sotëm në Selanik, qyteti ka simbolikë të rëndësishme për të gjithë Ballkanin, kur 18 vjet më parë “nën presidencën greke, Këshilli u premtoi popujve të Ballkanit se e ardhmja e tyre është në Bashkimi Evropian.”

Shtoi se nevojitet që kjo të ndodhë në mënyrë që të rikthehet besimi, por edhe besueshmëria, se kjo, siç tha ai, është e vërtetë, ka përparim dhe se do të ndodhë.

Theksoi se për të rikthyer besimin në Selanik, nevojitet lidership, siç tregohet nga Greqia, por edhe nga Sllovenia, e cila ftoi vendet e rajonit për të diskutuar të ardhmen e Evropës.

Dimitrov edhe njëherë e përsëriti frazën në greqisht nga vizita e tij e fundit në Greqi se “tani është koha” për të filluar përparimin në qasjen evropiane të rajonit.

“Ne kemi pritur për një kohë të gjatë, kemi punuar shumë, e meritojmë dhe njohja e atij progresi do të shërbejë si frymëzim për shumë të tjerë dhe mendoj se do të jetë një hap i mirë për të rikthyer besueshmërinë e premtimit të Selanikut”, tha zëvendëskryeministri.

Nikoqiri i konferencës, ministri alternativ i diplomacisë grek Militadis Varvitsiotis, tha se për ta perspektiva e BE -së për Ballkanin Perëndimor nuk është çështje debati, por çështje kohe dhe se kjo duhet të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur.

Related posts

Zgjatet afati për legalizimin e objekteve të paligjshme

D V

Bislimovski: Qeveritë në rajon duhet të vazhdojnë me investimet në sektorin energjetik

D V

Teuta Arifi: Dhimbja është shumë e madhë kjo që ndodhi sonte në Tetovë (VIDEO)

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com