Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Dimitrov: Është koha e fundit që BE-ja të përmbush premtimin ndaj Maqedonisë së Veriut

Shkup, 18 qershor – Është koha e fundit që BE-ja të reflektojë ndaj Maqedonisë së Veriut duke përmbushur premtimin e saj për fillim të negociatave pasi vendi përmbushi të gjitha kushtet. Është koha e fundit për lajme të mira dhe progres në rrugën evropiane për mbarë rajonin, ka thënë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov i cili me ftesë të ministres austriake Karoline Edshtadler sot në Vjenë ka marrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në nivel ministrash për çështje evropiane si plotësim i sesionit plenar të shefave të qeverive të organizuar nga kancelari austriak Sebastian Kurc.

Sipas Dimitrovit, metodologjia e re për negociata paraqasëse mund të sjell dinamikë të re dhe besueshmëri më të madhe të procesit paraqasës vetëm nëse zbatohet në mënyrë të rregullt për të cilën nevojitet përkushtim i ndërsjellë të vendeve kandidate të BE-së.

“Nëse kthehemi në bazat siç parasheh edhe vetë metodologjia, nuk guxojmë të harrojmë rregullin bazik se procesi i qasjes është i dyanshëm dhe nënkupton reflektim të dy anëve”, ka thënë zëvendëskryeministri.

Paneli tematik, siç ka njoftuar Sekretariati për Çështje Evropiane ka qenë i fokusuar në këmbim të mendimeve për procesin e zgjerimit të BE-së ku është diskutuar për sfidat në procesin paraqasës të rajonit në dritën e metodologjisë së re të negociatave, shfrytëzimit të fondeve të Planit ekonomik investues për Ballkanin Perëndimor dhe komunikimin strategjik të BE-së me rajonin.

Partneriteti për përballjen me sfidat globale, sipas tij është me rëndësi edhe për përmirësimin e komunikimit strategjik, por bazohet edhe në atë se sa qytetarët mund të besojnë në fjalët e Brukselit dhe qytetet kryesore të BE-së. 

Postime të ngjashme

Punëtorët e ndërtimtarisë punojnë në temperatura mbi 40 gradë Celsius

D V

BESA themeloi nëndegën në Çellopek

D V

Qeveri: Sllavica Kotirova drejtoreshë e re e doganave

D V

Vetëm 35% e të punësuarve në Maqedoni marrin paga mbi mesataren

D V

Moti për ditët në vijim në Maqedoni

D V

Xhambaski: Nëse respektohen “vijat e kuqe”, komisioni maqedono-bullgar nuk do të mund të funksionojë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...