Dimitrov folës special i sesionit vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg

Shkup, 30 shtator – Me ftesë të kryetarit Rik Daems, zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitros, sot do të ketë fjalim special në sesionin vjeshtor të Asamblesë Parlamentare në kuadër të Këshillit të Evropës, që mbahet në Strasburg, Francë.

Siç kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane, para anëtarëve të APKE-së, zëvendëskryeministri Dimitrov do ta prezentojë progresin e Maqedonisë së Veriut në përmbushjen e prioriteteve strategjike, si edhe bashkëpunimin rajonal lidhur me integrimet evropiane pas çka do të shkëmbehen mendime për sfidat dhe mundësitë në këtë kontekst.

Pas fjalimit të tij, është paraparë diskutim për sfidat demokratike dhe aspiratat evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe rolin e Këshillit të Evropës në këtë kuptim, qëndron në kumtesë.

Related posts

Ganiu: Vazhdojmë me vendosjen e këndeve të reja për fëmijë

D V

Visar Ganiu u takua me kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja

D V

Besimi – Banka Botërore: Përgëzohet plani për rritje të përshpejtuar ekonomike

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More