Agjencia Zhurnal.mk

Dimitrov i përgjigjet ashpër Nikollovskit: Nuk kupton si funksionon bota e diplomacisë

Shkup, 23 prill – Zhurnal.mk – Shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov doli me reagim ndaj deklaratës së sotme të nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, në të cilën ai pohon se Qeveria po e fsheh nga opinioni dokumentin, me të cilin Bullgaria haptazi e kushtëzon datën për negociata.

“Aleksandar Nikollovski është politikani i cili nga Kuvendi, për projektin Shkupi 2014, me tërë mendjen tha: ‘Ne tani për herë të par po ndërtojmë identitet maqedonas’… Këto ditë, me taktikë të ‘grabitçarit’ politik, sikur gëzohet dhe mezi pret të ketë lajme të këqija, mu ai i njejti Nikoillovski është sërish i zëshëm lidhur me Deklaratën e Bullgarisë, bashkangjitur procesverbalit të mbledhjes së Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së të 25 marsit”, shkroi Dimitrov në statusin e tij në Fejsbuk.

Shton se Nikollovski me pohimet e këtilla tregon se nuk ka mirëkuptim për mënyrën në të cilën funksionon bota e diplomacisë, duke shtuar se bëhet fjalë për deklaratë unilaterale interpretuese.

“Kuptohet, është e mundur që Nikollovski aq të kuptojë se si funksionon bota e diplomacisë, kështu që nuk e din se në këtë rast bëhet fjalë për deklaratë strikte unilareale interpretuese që i pasqyron pozitat e një vendi anëtar të BE-së – Bullgarisë, në të cilën në të vërtetë është cekur qartë se ajo është pikëpamje e Bullgarisë (jo e BE-së!). Dokument që vetë BE-ja nuk e publikoi në pakon me konkludimet. Më pas, kjo deklaratë nuk ka kurfarë efekti juridik ndaj përmbajtjes dhe shtrirjes së vendimit të BE-së për fillim të negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut”, shkroi shefi i diplomacisë.

“Ajo që shqetëson, nuk është mosnjohja apo padituria, por tradhtia e protagonistit të politikbërjes, i cili, keni kujdes, derisa gjoja bën thirrje për unitet nacional, bën gjithçka që ta pamundësojë atë. Cak i tij nuk janë autorët e pozitave anakrone që bien ndesh me vlerat evropiane (shtet tjetër) por Zaevi dhe unë. Nxori një mori ndyrësirash dhe të pavërtetash për temën që detyrimisht kërkon përgjegjësi më të lartë – identiteti maqedonas”, thekson Dimitrov.

Shton se teza e Nikollovskit drejtpërdrejtë është e kundërt me vetë Nimicin, i cili kohë më parë, siç theksoi, “publikisht e rezimoi qëllimin tonë më të rëndësishëm nacional tërësisht të realizuar përmes Marrëveshjes së Prespës dhe të drejtën e vetëvendosjes së popullit maqedonas: pranim global i identitetit të popullit … se ata janë maqedonas të cilët flasin gjuhën maqedonase”.

Do të thotë, personalisht Nimici, ai nën ndërmjetësimin e të cilit u zhvillua procesi, ai i cili ka pasur qasje të drejtpërdrejtë dhe të paanshme, duke e lexuar Marrëveshjen, thotë: Ia dolët, ju jeni maqedonas të cilët flasin gjuhën maqedonase!

Shefi i diplomacisë thekson se partia e Nikollovskit është ajo që e bojkotoi referendumin dhe sot e sot është kundër Marrëveshjes së Prespës.

Shefi i diplomacisë në statusin e tij në Fejsbuk shtoi se partia e Nikollovskit ishte edhe kundër Marrëveshjes për miqësi me Bullgarinë, e cila paraqet kornizë juridike ku gjuha maqedonase dhe gjuha bullgare janë në pozitë plotësisht të barabartë.

“Marrëveshja që në nenin 14 nuk jep hapësirë për ndryshim të të drejtave dhe obligimeve të të dyja palëve të cilat dalin nga marrëveshje të tjera, përfshirë edhe instrumentet ndërkombëtare për të drejta të njeriut dhe të pakicave”, shtoi Dimitrov.

“Identiteti nuk është vetëm për në shtëpi! Procesi i rënd[ë historik për etablim ndërkombëtar të identitetit maqedonas – zgjidhja përfundimtare e çështjes së Maqedonisë së Veriut – detyrimisht kërkon përballje me sfidat me fqinjët. Dhe ato janë procese që zgjasin. Ato nuk janë të reja, edhe pse gjatë kohë ishin nën qilim dhe u investua të mbeten aty dhe të dalin kur duhet të keqpërdoren për përfitime politike. Prandaj, për këto procese të kauzës maqedonase edhe nevojiten njerëz me ideale. Ndërsa ju, nëse nuk ndihmoni, aman, mos vështirësoni!. Populli i Maqedonisë së Veriut këtë proces do ta rrumbullakësojë, me ju apo krahas jush. Do të shkruaja zgjedhja është e juaja, por për fat të keq ju siç duket moti e keni bërë atë zgjedhje. Do të jemi! Edhe përkundër të gjitha përpjekjeve tuaja për të na kthyer në vrimën e vetëkeqardhjes dhe rolin e viktimës. Do të dalë populli maqedonas nga ky proces si fitimtar. Dhe ajo fitore njëkohësisht do të jetë fitore edhe e fqinjëve evropianë. Sepse nuk mund të ‘fitoni’ nëse e shkelni fqinjin”, thekson shefi i diplomacisë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...