Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Dimitrov: Ideja ishte historinë t’ua lëmë historianëve, e ne të meremi me të ardhmen

Shkup, 26 nëntor – Zhurnal.mk – Lidhur me ngjarjet e fundit rreth bisedimeve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, pas Zoran Zaev, sot ka reaguar edhe zv.kryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, informon Zhurnal.

Ai shprehet se historia është dashur t’u lihet në dorë historianëve ndërsa politikanët të meren me të tashmen dhe të ardhmen.

Sa i përket zgjidhjes së çështjeve bilaterale, ai shprehet se ato nuk duhet të jenë pengesë në rrugën drejt BE-së.

“Ideja e marrëveshjes ishte që historia t’u lihet historianëve, që ne të meremi me të tashmen dhe të ardhmen. T’i zgjidhim çështjet bilaterale, në mënyrë që ato të mos jenë pengesë në rrugën drejt BE-së.

Gjuha maqedonase dhe vetvendosja, shtetformësia dhe identiteti nuk mund të jenë pengesë për integrim në BE, e cila respekton dallimet kulturore dhe gjuhësore si vlerë themelore, e as mund të jenë pengesë për miqësi të vërtetë, sepse kjo gjithnjë bazohet në respekt të ndërsjellë”, është shprehur Dimitrov.

Sipas tij, kjo nuk është luftë vetëm për çështjen e Maqedonisë por edhe për bërthamën e vlerave evropiane, prej të cilave nuk ka tërheqje prapa.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Edhe Greqia rrezikohet nga paralajmërimet e Bajdenit nëse punon kundër Marrëveshjes së Prespës

Zekirija Haxhiu

Zaev në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë

Zekirija Haxhiu

Vazhdon trendi i ulët i të infektuarve me Covid, vazhdon dhe vaksinimi

Zekirija Haxhiu

BE sot pritet të shtojë Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve epidemiologjikisht të sigurta

Bekim Laçi

Vizita e Zaevit në Sofje plot me shpresë, por në Shkup u kthye duar bosh

Zekirija Haxhiu

Moti sot në Maqedoni

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...