Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Dimitrov – Koja: Vazhdon mbështetja e OSBE-së në proceset reformuese në sferat e qeverisjes të së drejtës

Shkup, 5 tetor – Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, sot e takoi shefin e Misionit të OSBE-së në Maqedoninë e Veriut, ambasadorin Klemens Koja, në të cilin kanë diskutuar për prioritetet dhe sfidat e periudhës së ardhshme në pjesën e reformave në gjyqësi dhe legjislativën zgjedhore.

Siç kumtoi SÇE, zëvendëskryeministri Dimitrov e potencoi rëndësinë e Misionit të OSBE-së në zhvillimin e proceseve demokratike të Maqedonisë së Veriut, në veçanti rolin e tyre në monitorimin e proceseve gjyqësore si mekanizëm që në mënyrë të konsiderueshme kontribuon për rritjen e transparencës dhe besimit të publikut.

“Një nga prioritetet e kësaj Qeverie është edhe zotimi i konfirmuar se deri në fund të vitit do të bëhet ndryshim në Kodin Zgjedhor se si duhet të shmanget ndryshimi i legjislacionit në mënyrë të drejtpërdrejtë para zgjedhjeve të ardhshme lokale. Në ndryshimet e Kodin Zgjedhor do të implementohen rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe standardet e tjera ndërkombëtare, ndërkaq procedura do të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente, duke e përfshirë edhe opozitën dhe të gjitha palët e tjera relevante në shoqëri”, e transmeton SÇE Dimitrovin.

Bashkëbiseduesit këmbyen mendime edhe për realizimin e qëllimeve programore të planifikuara të Misionit të OSBE-së në Maqedoninë e Veriut për periudhën që pason, me theks të veçantë në bashkëpunimin e OSBE-së lidhur me mbështetjen e proceseve reformuese në sferat e sundimit të Ligjit dhe qeverisjes së mirë.

Postime të ngjashme

Heqja e platformave në plazhet në Strugë: Për Merkon nuk janë ilegale, ASH-ja e quan mashtrim të qytetarëve

Bekim Laçi

Rishikimi i buxhetit, dyfish më shumë për qeverinë

Zekirija Haxhiu

4 raste të reja dhe 1 viktimë nga Covid

Zekirija Haxhiu

Gjykatësit me rritje të pagave prej 15% deri në vitin 2022

Zekirija Haxhiu

Shekerinska: Treguam se mund të kontribojmë si aleatë në NATO njejtë si të tjerët

Zekirija Haxhiu

Zaev – Duda: Është shumë e rëndësishme mbështetja polake për RMV-në në BE

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...