Maqedoni

Dimitrov: Konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në do të mbahet në dhjetor

Zhurnal Ads

Shkup, 1 shtator – Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane në Qeverinë e re dhe ministër i deritanishëm i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov tre vitet e fundit i vlerësoi si historike derisa e ka kryer funksionin shef i diplomacisë, para se gjithash, siç tha, për shkak të anëtarësimit në NATO, zgjidhja e kontestit me Greqinë, dhe fillimi i procesit historik me Bullgarinë. Në periudhën e ardhshme në të cilën do të udhëheq me SÇE-në, siç theksoi, fokus në punë do ta ketë fillimin e procesit negociues për BE-në dhe udhëheqjen e suksesshme të negociatave për anëtarësim në Union.

“Do ta lë për këtë të flasin partneritetet dhe miqësitë që i ndërtuam me fqinjët, me Evropën dhe botën. Arritëm sukses historik të padyshimtë me anëtarësimin në NATO dhe me zgjidhje të kontestit tridekadësh me Greqinë, i cili na mbantë poshtë, ndërsa filluam edhe proces të rëndësishëm historik me Bullgarinë”, tha Dimitrov në pranim-dorëzimin e funksioneve me zëvendëskryeministrin e deritanishëm për Çështje Evropiane Bujar Osmani, i cili sërish në qeverinë e re do të jetë ministër i Punëve të Jashtme.

Dimitrov theksoi se suksesi i përbashkët me Osmanin ka qenë drita e gjelbër nga marsi i këtij viti për fillim të procesit negociues me BE-në.

“Proces me të cilin standardet evropiane edhe në kuptim të demokracisë dhe drejtësisë, por edhe jetesës dhe ekonomisë duhet t’i sjellim në vend, në atdheun tonë. Fokusi im edhe në SÇE do të jetë fillimi i procesit inkuadrues dhe të shfrytëzohet momenti me kryesimin gjerman dhe përkushtimin e Kancelares Angela Merkel kah fundi i vitit përfundimisht t’i fillojmë negociatat inkuadruese dhe ta hapim mjetin më të mirë për reforma në vend”, tha zëvendëskryeministri Dimitrov.

Ai shtoi se në ndonjë mënyrë do të thotë se SÇE do të jetë një nga motorët kryesor i cili do t’i shtyjë reformat përpara. Paralajmëroi se paraprinë analizë përkatësisht freski e caktuar e strukturës negociuese e cila tashmë është vendosur duke pasur parasysh metodologjinë e re të klasterëve në të cilat ka më shumë kapituj.

Na pret, potencoi Dimitrov, punë, sfida, kohë dhe ngarkesë, por edhe shans i madh i artë këto vjet të shfrytëzohen për t’u futur më thellë në procesin negociues.

Ai tha se më 8 shtator në Bruksel, vendet-anëtare do të kenë debat rreth një versioni të propozim-kornizës negociuese, që do ta prezantojë kryesimi gjerman me Bashkimin Evropian.

“Plani i Berlinit në suaza të mundësive në një kohë të këtillë është ky proces të përfundohet në muajin e fundit të këtij viti. Pritjet e kryesimit gjerman është konferenca e parë ndërqeveritare të ndodhë në dhjetor të këtij viti”, tha zëvendëskryeministri i ri i angazhuar për çështje evropiane.

Për atë se kush do të jetë negociuesi i ri teknik, duke parasysh atë që i deritanishmi, Bojan Mariçiq u largua në funksionin e ministrit të Drejtësisë, Dimitrov tha se është herët të flitet për emra.

Postime të ngjashme

Ahmeti: Marrëveshja, hap kolosal drejt Ballkanit në paqe

T E

Bashkëpunimi ekonomik dhe politik me Çekinë i rëndësishëm për integrimet evropiane të vendit

XH,I

79.9 përqind e amvisërive kanë qasje në internet

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...