Agjencia Zhurnal.mk

Dimitrov: Maqedonia e Veriut është tregim i suksesshëm që duhet inkurajuar

Shkup, 15 maj – Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në fjalimin e tij të djeshëm në Bundestagun gjerman në debatin “Ballkani Perëndimor pas zgjidhjes së çështjes së emrit: arritjet, sfidat dhe perspektivat” ka theksuar se Maqedonia e Veriut, është tregim i suksesshëm që duhet inkurajuar dhe mbështetur nëse duan të bëjmë dallimin. Dimitrov tha se mësimi më i madh i gjithë kësaj është se ne mundemi të bëjmë dallimin.

“Krahas situatës politike së sotme në Evropës, zgjedhjet evropiane, të gjitha çështjet që janë lidhur me këtë, thjesht nuk e kemi luksin të mos arrijmë në krijimin e tregimeve të suksesshme. Vendi im Maqedonia e Veriut sot është tregim i suksesshëm që duhet inkurajuar dhe mbështetur nëse duam të bëjmë dallimin. Mësimi më i madh i gjithë kësaj është se ne mundemi të bëjmë dallimin”, tha Dimitrov.

Shefi i diplomacisë më herët në Berlin kishte takime me Jan Heker, këshilltar i politikës së jashtme të kancelares Angela Merkael dhe me deputetin Metin Hakvardi ku ka kërkuar njohjen e suksesit të Maqedonisë nga ana e BE-së ku Unioni do ta rrisë ndikimin në Ballkan. Është folur edhe për reformat, marrëdhëniet e mire fqinjësore, për nevojën e BE-së ta njohë suksesin e përbashkët duke motivuar gjithë rajonin.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...