Dimitrov-Matuela: Maqedonia e Veriut është e gatshme për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në

Shkup, 20 shtator – Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov sot u takua me Mihaela Matuela, kompetente për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë GD NEAR në Komisionin evropian, e cila kohë më parë erdhi në këtë funksion.

 

Siç kumtoi SÇE, fokusi kryesor i takimit u vendos në gatishmërinë dhe pritjet e Maqedonisë së Veriut lidhur me fillimin e negociatave inkuadruese, zbatimin e reformave nga agjenda e BE-së dhe statusi lidhur me shfrytëzimin e fondeve nga IPA. Zëvendëskryeministri Dimitrov theksoi se mbetemi fuqimisht të përkushtuar në reforma në sferat kyçe të metodologjisë së re për negociata inkuadruese, që zbatohen edhe me shfrytëzim të fondeve të BE-së.

“Nuk ekziston alternativë tjetër për procesin e evropianizimit të kahëzuar drejt bartjes së velrave evropiane në shtëpi dhe për atë qëllim e vendosëm ‘Agjenda: Evropa në shtëpi’ dhe e miratuam NPAA 2021-2025. Këto procese u zhvilluan me transparencë të plotë dhe përfshirje të shoqërisë qytetare, dokumentet kyçe janë ristrukturuar tërësisht sipas metodologjisë së re të klasterit për negociata inkuadruese”, theksoi Dimitrov.

Përfaqësuesja e KE-së Matuela theksoi se rezultatet e arritura do të kenë reflektim të tyrin në Raportin e Komisionit për këtë vit dhe theksoi se e ndan qëndrimin për gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në.

KE-ja, siç ceket, do të vazhdojë të na mbështesë në rrugën tonë drejt anëtarësimit në Union. 

Related posts

Sela takohet me Ambasadorin e Francës: Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit në fokus të bisedimeve

D V

U akuzua për punësim të familjarëve në administratë, Duka: Kanë fituar vendin me konkurs!

Z H

Pendarovski: Gjithçka po kalon në atmosferë kryesisht pozitive

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More