Dimitrov: Me veprimet e tyre, vështirë t’i quajmë bullgarët miq

Shkup, 11 tetor – Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në një intervistë për Radio BBC ka deklaruar se është problem i brendshëm çështja se si ndihen dhe çfarë gjuhe flasin banorët e vendit tonë. I pyetur nëse Maqedonia e Veriut e sheh si një vend mik Bullgarinë edhe përkundër bllokadës në rrugën drejt BE-së, Dimitrov tha se me veprimet e tyre, kjo vështirë se mund të thuhet.

 

“Sinqerisht, ata e bëjnë këtë me shumë vështirë. Nuk është miqësore të vësh në dyshim gjuhën e fqinjit tënd. Nuk është shumë miqësore të bllokosh diçka që është kaq e rëndësishme për njerëzit e Maqedonisë së Veriut – e ardhmja jonë evropiane. Realisht është vërtet e vështirë të vazhdosh t’i quash miq në një farë mënyre”, tha mes tjerash Dimitrov.

Related posts

Zaev dhe Bërnabiq paralajmërojnë roaming falas edhe me vendet e BE-së

Z H

Ambasadori slloven: Jemi të motivuar ta zgjidhim kontestin në mes Shkupit dhe Sofjes

D V

Dashtevski: Kërkojmë zgjidhje ligjore që qytetarët pa letërnjoftime të mund të votojnë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More