Agjencia Zhurnal.mk

Dimitrov: Mungon një pjesë në mozaik, e ajo është PSP-ja, ajo na siguron të ardhmen në BE

Shkup, 20 qershor – Zhurnal.mk – Ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov mbrëmë ishte mysafir në Top Tema të TV Telma. Në emision u fol për shumë tema dhe çështje që janë aktuale në vend, e mes tjerash dhe për fatin e PSP-së si dhe datën e negociatave me BE-në, njofton Zhurnal.

Dimitrov deklaroi se procesi para-skriningut po vazhdon dhe është kah fundi, ndërsa fillimi i negociatave është proces i cili do të jetë i gjatë, por që duan ta shfrytëzojnë si mjet me të cilën vendin do ta bëjnë europian, tha Dimitrov.

Në pyetjen nëse ka garanca se do të marim datë për negociata në tetor, Dimitrov nuk u përgjigj edhe shumë konkretisht, por se tha që nuk kemi të drejtë të lëshojmë vetem derisa të marim vendim, e as më vonë. Ai shtoi se edhe BE nuk është perfekte por potencoi se gjithsesi duhet të jetë e qartë se BE-ja nuk na ka refuzuar, por vetëm ka shtyrë datën për sjelljen e vendimit.

“Shtyrja nuk ka asnjë lidhje me ne, nuk ka lidhje me atë që kemi punuar brenda vendit, edhe pse çdoherë mundemi më tepër. Për dosjen tonë të gjithë thonë se keni punuar”, tha Dimitrov.

Ai deklaroi se gjithsesi vendi ka treguar vendosmëri në lidhje me zgjidhjen e çështjeve të vështira, si kontesti me Greqinë dhe shtoi se jemi afër atmosferës së mirë, por mungon një pjesë në mozaik, e kjo është e ardhmja e PSP-së, që të mos kemi asnjë arsyetim për shtyrje të re.

“Përkujdesi bazë i vendeve skeptike është qeverisja e së drejtës, sa gjykatësit janë të pavarur dhe sa drejtësia është e verbër. Në këtë drejtim nga perspektiva e vendeve skeptike është të kemi sistem juridik me integritet, mbi të cilën politikanët nuk do të mund të ndikojnë. Kur të ketë rast të korupcionit të ketë përgjegjësi, kur të ketë keqpërdorim të pozitës në pushtet të ketë përgjegjësi, kur të ketë mashtrime zgjedhore të ketë përgjegjësi. Dolëm nga një krizë e rëndë të mosdënimit, kriza në 2015/16 me përgjimin ishte krizë e mosdënimit”, tha Dimitrov.

Ai tha se nevojitet me opozitën të gjehet zgjidhje për ligjin për Prokurori Publike ku zgjidhet dhe statusi i PSP-së, për të cilin nevojitet 2/3 e votave, por potencoi se gjithsesi nuk guxon të tejkalohet vija e kuqe në ato bisedime./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...