Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Dimitrov: Na nevojitet mbështetje nga Lituania mike për kompletimin e BE-së me Maqedoninë

Shkup, 12 shkurt – Dosja e Maqedonisë së Veriut në Bruksel ishte e pastër dhe e pakushtëzuar, por megjithatë krahas përpjekjeve të forta të kryesimit gjerman hapja formale e negociatave në kuadër të konferencës ndërqeveritare akoma nuk ndodhi për arsye të mospajtimit të një shteti, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në fjalimin në takimin e Grupit Parlamentar për bashkëpunim midis Maqedonisë së Veriut dhe Lituanisë.

Siç kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane, në takimin kushtuar zhvillimit të bashkëpunimit lidhur me procesin e integrimit evropian të vendit, Dimitrov para parlamentarëve lituanezë iu referua historisë së integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe pengesave që më shumë se një dekadë e lënë vendin tonë në dhomë pritje të BE-së, mirëpo përfundimisht mori dritë jeshile në mars të vitit të kaluar.

Dimitrov tregoi qëndrimin e fuqishëm për përkushtimin e mëtejmë të procesit të brendshëm reformues. “Evropianizimi na nevojitet që ta sjellim Evropën brenda”, theksoi Dimitrov, duke potencuar se procesi i aderimit është i nevojshëm pikërisht si mjet për reforma.

Zëvendëskryeministri kërkoi mbështetje nga Lituania për procesin e zgjerimit, duke theksuar se në të vërtet bëhet fjalë për kompletimin e Evropës. “Fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut me BE-në do të jetë sukses edhe për vendin tonë, por edhe për të gjitha vendet-anëtare dhe vetë BE-së”, shtoi Dimitrov. Ai iu referua bashkëpunimit të vendosur me Lituaninë në grupin Vilnus, si platformë për mbështetjen e procesit të inkuadrimit drejt NATO-s.

“Atëherë u dakorduam që të gjithë së bashku të bashkëpunojmë në rrugën drejt anëtarësimit në NATO, dhe me hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO u rrumbullakua i gjithë ky bashkëpunim”, theksoi Dimitrov, duke shtuar se bashkëpunimi tani duhet të vazhdojë për procesin e aderimit në BE. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Në manifestimin “Dita e Republikës” në Krushevë, në prezencën e Ahmetit dhe Grubit gjuha shqipe u la në “harresë”, reagojnë funksionar të BDI-së

R Zh

Vuçiç: Serbia është e gatshme të nisë helikopterët për të shuar zjarret në Maqedoni

Z H

Angellov: Nevojitet reformë e plotë e sistemit për menaxhim me kriza

Z H

Deputetët ikin për pushime, zgjedhjet lokale do të shpallen më 6 gusht

Z H

RMV/ 37 raste të reja me Covid

Z H

Hoxha në takim me vreshtarët për blerjen e rrushit dhe problemet e vreshtarëve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...