Dimitrov në mbledhje me Varhejin: Samiti duhet të dërgojë sinjal të qartë politik për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Shkup, 16 shtator – Në nismë të eurokomisarit për fqinjësi dhe zgjerim Oliver Varheji, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot, së bashku me ministrat e rajonit kompetent për  politika evropiane, mori pjesë në mbledhjen për këmbim të mendimeve dhe përgatitjeve  në lidhje me Samitin e tetorit BE-Ballkani Perëndimor.

 

Në mbledhje, siç kumtoi SÇE, ishin diskutuar tema të rëndësishme nga agjenda e Samitit dhe rezultatet e pritura, duke e përfshirë  edhe mbështetjen ekonomike nga BE-ja për rajonin dhe ndërtimin e tregut të brendshëm rajonal, gjendja me Kovid-19 dhe procesi i vaksinimit, agjenda e gjelbër, si dhe përpjekjet për zvogëlimin e shpenzimeve të roamingut ndërmjet rajonit dhe BE-së.

Zëvendëskryeministri Dimitrov theksoi se Samiti duhet të dërgojë sinjal të qartë politik për të ardhmen evropiane të Ballkanit Peërndimor. E qartë është se, besimi në procesin  është jostabil dhe pa kurrfarë porosie të qartë që kredibiliteti polotësisht të jetë nën pikpyetje.

“Samiti duhet të jetë mundësi  që të afrohet deri te qytetarët mbështetja ekonomike e BE-së  dhe partneriteti strategjik me rajonin në ballafaqimin me çështjet globale si sfida të përbashkëta Kovid-19 dhe vaksinimi, migrimi dhe çështjet e sigurisë, por përparimi në procesin e zgjerimit është kornizë bazë për arritje të suksesit.

Eurokomisari Varheji në mbledhje njoftoi se dje Parlamenti Evropian e miratoi IPA III Rregulloren si instrument për ndihmë parainkuadruese të Komisionit Evropian për periudhën programuese 2021-2027 pas vendimit pozitiv të Këshillit të BE-së nga 7 shtatori dhe e paralajmëroi vizitën rajonale të kryetares së Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen, të planifikuar para Samitit. 

Related posts

Qeveria i miratoi propozim-ligjet për dokumentet e udhëtimit, për letërnjoftime dhe numrin amë

D V

Në Gjinekologjinë e Çairit një grua 52 vjeçare për herë të parë sjellë në jetë një vajzë

Z H

Zbulohen lëndë narkotike në Gostivar, arrestohen dy persona

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More