Agjencia Zhurnal.mk

Dimitrov në takim me ambasadorët e BE-së për hapje të negociatave

Shkup, 24 qershor – Zhurnal.mk – Negociatat me BE-në janë mundësi e madhe të krijojmë kushte evropiane për jetë dhe punë për qytetarët e Maqedonisë. Jemi të bindur se në gjysmën e dytë të vitit, ekipet tona do të fillojnë me punën konkrete ndaj kapitujve, përkatësisht klasterëve të legjislaturës së BE-së, siç është sipas metodologjisë së re për udhëheqje të negociatave, porositi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në video takimin e sotëm me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Maqedoninë e Veriut.

Në video takimin morën pjesë edhe zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar, ndërkaq u mbajt me iniciativë të Ambasadës kroate në Maqedoninë e Veriut në cilësinë e kryesimit kroat me Këshillin e BE-së. Shkas i takimit ishte shënimi i fundit të kryesimit gjashtëmujor të Kroacisë me Këshillin e BE-së, si dhe këmbimi i rregullt i mendimeve dhe informatave për procesin inkuadrues të Maqedonisë së Veriut. U fol edhe për ngjarjet më të reja në EB dhe në planin vendor, si dhe për sfidat me të cilat përballen vendet nga BE-ja dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor në përballje me pandeminë e KOVID-19″, kumtoi MPJ.

Në takimin me ambasadorët e BE-së u këmbyen mendime rreth gjendjes me koronavirusin në kontinentin evropian.

“Shfaqëm shpresë se uniteti dhe solidariteti i filluar në përballjen me këtë kërcënim mes BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor do të vazhdojë më tutje me intensitet dhe koordinim akoma më të madh, posaçërisht në periudhën e ardhshme kur ngadalë do të fillojnë të hapen kufijtë për udhëtim të lirë të qytetarëve tanë dhe do të nevojitet të sigurohet rikuperim ekonomik për kompanitë tona”, tha ministri Dimitrov.

Ai u falënderua për mbështetjen e fuqishme të Kroacisë për perspektivën evropiane të vendit, duke cekur se mu në kryesimin e saj me Këshillin e BE-së u sollën vendime të rëndësishme për politikën e zgjerimit të BE-së, e posaçërisht vendimi për Maqedoninë e Veriut, për fillim të negociatave inkuadruese.

“Kryesimi kroat, në rrethana mjaft të rënda dhe sfida të mëdha arriti ta mbajë lartë politikën për zgjerim në agjendën e BE-së dhe kjo është arritje e madhe”, theksoi Dimitrov.

Në takim u riafirmua edhe përkushtimi i Maqedonisë së Veriut ndaj vazhdimit të kursit evropian, proceset reformuese dhe avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Maqedoni e Veriut është e gatshme dhe e pret me padurim miratimin e kornizës negociuese dhe caktimin e konferencës së parë ndërqeveritare që do ta shënojë fillimin konkret ë negociatave, ceket në kumtesën e MPJ-së.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...