Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Dimitrov: Nëse gjuha është kusht që të anëtarësohemi në BE, atëherë le të mos bëhet

Shkup, 21 korrik – Zv.kryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, në një intervistë për EURONEWS, ka potencuar se nuk do ta donin inkuadrimin në BE nëse kusht për këtë është gjuha dhe identiteti i maqedonasve.

Sipas tij, nëse ekziston vullnet politik në Bullgari, mund të gjendet një zgjidhje evropiane e cila do të ishte e mirë edhe për miqësinë bullgaro maqedonase, informon Zhurnal.

“Por, këtu është një “nëse”, sepse ne bëmë gjithçka që mundeshim. Dhe, sinqerisht, nëse gjuha ime amtare, gjuha maqedonase, është arsye pse nuk mund të afrohemi drejt BE-së, atëherë ashtu le të jetë. Atëherë, BE-ja nuk është ajo që mendonim se është – bashkësi e vlerave”, thotë Dimitrov.

Sipas tij, ajo që Bullgaria i sjellë në pikëpyetje të drejtat e vendit, ka shkaktuar vetëm hidhërim në një nga vendet më proevropiane në kontinent.

“Vallë problematizimi i gjuhës maqedonase është në përputhje me atë që angazhohet Evropa? Vallë Evropa nuk duhet të jetë kontinent ku përkujdeset llojllojshmëria e gjuhës dhe kulturës dhe ku të gjitha kombet trajtohen me respekt dhe nder? Vallë çështja për atë se kush jeni dhe çfarë gjuhe flisni nuk është çështje që i tangon?”, pyet Dimitrov.

Ai shprehet se vetoja e Bullgarisë shkon në dëm të marrdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe kredibilitetit të BE-së.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Ganiu uron ditën e kryengritjes dhe Republikës së Krushevës

Z H

Shënimi i 118-vjetorit të Republikës së Krushevës dhe 77-vjetorit të Mbledhjes së parë të KAÇKM-së

Z H

Pendarovski: T’i tejkalojmë ndasitë dhe të bashkohemi rreth idealeve të Ilindenit

Z H

Osmani: Ilindeni, festë që do të na bashkojë

Z H

SHBA-të urojnë gjithashtu ditën e Ilindenit

Z H

Një orë pritje në kufirin Maqedoni-Greqi

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...