Dimitrov nesër në Strasburg folës special në sesionin vjeshtor të Asamblesë parlamentare pranë Këshillit të Evropës

Shkup, 29 shtator – Me ftesë të kryetarit Rik Daems, zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, nesër do të mbajë fjalim të posaçëm në sesionin vjeshtor të Asamblesë parlamentare pranë Këshillit të Evropës, që mbahet në Strasburg, Francë.

Siç kumtoi Sekretariati për çështje evropiane, para anëtarëve të APKE-së, zëvendëskryeministri Dimitrov do ta prezantojë përparimin e Maqedonisë së Veriut në përmbushjen e prioriteteve strategjike, si dhe bashkëpunimin rajonal lidhur me integrimet evropiane pas çka do të këmbehen mendime për sfidat dhe mundësitë në atë kontekst.

Pas fjalimit të tij, është paraparë diskutim për sfidat demokratike dhe aspiratat evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe rolin e Këshillit të Evropës në atë kuptim, qëndron në kumtesë. 

Related posts

Mot me diell dhe me erë, prej nesër shi

D V

Xhaferi në Athinë në konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës

Z H

ZZHIT: Rritje stabile e aktiviteteve ekonomike në zona – kuartali i tretë më i lartë në katër vitet e fundit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More