Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Dimitrov nga Bundestagu: Presim që Gjermania të mbetet proaktive për hapjen e merituar të negociatave

Shkup, 29 mars – Zhurnal.mk – Integrimi meritor, arritja e konsensusit për kornizën e negociatave dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në sa më shpejt të jetë e mundur u diskutuan sot në Berlin, në një takim në mes zëvendëskryeministrit për Çështjet Evropiane Nikolla Dimitrov dhe Nills Shmid zëdhënës për Punët e Jashtme të grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate në Bundestag.

Siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme, Dimitrov dhe deputeti gjerman ndajnë mendimin se mosmarrëveshjet dypalëshe nuk duhet të jenë pengesë në procesin e pranimit.

“Pozicioni parimor i Gjermanisë për të përmbushur premtimin drejtë Maqedonisë së Veriut dhe rajonit për t’u bashkuar me BE-në, si rezultat i transformimit të tyre demokratik, është një nga nxitësit kryesorë që na jep besim në suksesin e procesit të integrimit. Ne kemi ardhur në një rrugë të gjatë dhe me gjemba të shtruara me sfida të shumta që nganjëherë duken të pakapërcyeshme, por duhet të vendoset vijë në mes kushteve për fillimin e negociatave dhe kërkesave irracionale, të cilat bien ndesh me gjithçka evropiane”, tha Dimitrov.

Zëvendëskryeministri Dimitrov gjithashtu, siç thuhet në kumtesë, informoi në lidhje me veprimtaritë kryesore të reformës që synojnë ruajtjen e dosjes positive evropiane të Maqedonisë të Veriut, me theks në fushat që lidhen me sundimin e ligjit, të tilla si reforma në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, liria të shprehjes dhe mediave. Këto janë, shtoi ai, çështje dhe tema kryesore, veçanërisht të rëndësishme për përparimin në procesin e pranimit në BE, të përfshira në “Agjendë: Evropa në shtëpi”.

Këto tema u diskutuan gjithashtu edhe me Sabine Shter, e autorizuar për Politikat e BE-së pranë MPJ gjermane, dhe Suzane Shuc, drejtoresh e Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme për Evropën Juglindore, Turqinë dhe vendet e EFTA-s, të cilave zëvendëskryeministri Dimitrov u përcolli pritjet që Gjermania do të mbetej proaktive drejt arritjes së qëllimit strategjik të vendosur bashkërisht.

Postime të ngjashme

Arafat Shabani: Nuk mund të detyrojmë mësimdhënësit të vaksinohen

Zekirija Haxhiu

Covid/ 5 të infektuar dhe 1 viktimë

Zekirija Haxhiu

Zaev: Nuk lejojmë në tryezë të vendoset identiteti dhe gjuha maqedonase

Zekirija Haxhiu

Himni i Maqedonisë V. më tepër monoetnik se sa multietnik, çfarë duhet ndryshuar?

Zekirija Haxhiu

Vullnet Ameti takohet me akademikun Marenglen Verli nga Shqipëria

Zekirija Haxhiu

Alternativa-ASH: Edhe një dështim tjetër në procesin integrues

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...