Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Dimitrov nga Zagrebi: Sa më shpejtë të mbahet Konferenca ndërqeveritare me RMV

Shkup, 1 prill, Zhurnal.mk – Pas vizitave në Gjermani dhe Slloveni, zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot në Kroaci mbajti takim me kryeministrin Andrej Plenkoviq dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Gordan Gërliq – Radman, ku u diskutuan pritjet dhe perspektivat për avancimin e procesit aderues për Maqedoninë e Veriut si dhe reformat brenda dhe bashkëpunimi bilateral.

“Pikërisht këtu në Zagreb, para dy dekadave pranuam Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim, me çka filloi rruga jonë euro-integruese. Kroacia mike ka qenë dhe mbetet një nga mbështetësi ynë më i madh në procesin e aderimit, ndërkaq angazhimi dhe përkushtimi i tyre u konfirmua edhe gjatë kryesimit me Unionin kur, në mars të vitit 2020 morëm dritë jeshile për fillimin e negociatave”, tha Dimitrov.

Ai theksoi se me kryeministrin Plenkoviq së bashku konstatuan se nevojitet që sa më shpejt të jetë e mundur të arrihet konsensus për kornizën Negociuese dhe të mbahet Konferenca e parë Ndër-qeveritare me Maqedoninë e Veriut.

“Është e nevojshme që ky vendim të bëhet realitet”, porositi zëvendës kryeministri Dimitrov.

Bashkëbiseduesit, siç kumtoi SÇE, iu referuan edhe bashkëpunimit bilateral që përfshin mbështetje konkrete për përforcimin e kapaciteteve të administratës nacionale për harmonizimin e legjislacionit me të drejtën e BE-së si dhe shkëmbimin e përvojës kroate për avancimin e mekanizmave koordinuese dhe strukturës negociuese.

Postime të ngjashme

UEJL i dyti në Maqedoninë e Veriut dhe i pari në trojet shqiptare sipas QS World University Rankings

Zekirija Haxhiu

BP: Vala e tretë e Covid ndikoi negativisht në rimëkëmbjen ekonomike

Zekirija Haxhiu

Pasaportat me afat të skaduar do të vlejnë deri më 31 dhjetor

Zekirija Haxhiu

BE-ja vendosë Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve të sigurta për rrugëtim

Zekirija Haxhiu

Osmani mund tu jep fund protestave të VMRO-së, por Bullgarinë askush nuk e bind të heqë veton

Bekim Laçi

Bonuse për policët që kanë punuar jashtë orarit të punës

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...