Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Dimitrov: Nuk është në rregull që gjuha maqedonase të jetë pengesë për të ardhmen tonë evropiane

Shkup, 22 tetor, zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Nikolla Dimitrov theksoi mbrëmë se Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në zbatimin e Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë, miqësisë dhe bashkëpunimit me Bullgarinë dhe se Sofja ka luajtur rol të rëndësishëm në ringjalljen e çështjes së zgjerimit të Bashkimit Evropian, por theksoi se suksesi i deritanishëm do të vihet në rrezik nëse nuk gjendet një zgjidhje për ngërçin e shkaktuar nga kontesti me Bullgarinë.

“Është thjesht gabim që gjuha maqedonase të jetë pengesë për të ardhmen tonë evropiane, nëse marrim parasysh se BE-ja është një komunitet që vlerëson diversitetin”, tha Dimitrov mbrëmë për “Politiko”.

Në artikullin e “Politiko” me titull “Bullgaria kërcënohet me veto për negociatat me Maqedoninë e Veriut”, theksohet se diplomatët evropianë patën diskutimin e parë mbi kornizën e negociatave dje dhe se ka ende një shans për të shmangur dështimin e procesit dhe se janë planifikuar më shumë biseda.

Postime të ngjashme

Vaksina, Sofijanova: Na mbron nga virusi korona

R Zh

Gjorgjia Sajkoski do ta udhëheqë shtabin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e ardhshme lokale

R Zh

Komunës së Çairit / Deri më tani janë vaksinuar 91 mësimdhënës/e dhe 58 edukatore

R Zh

Bullgari, konstituimi i kuvendit më 15 prill

R Zh

Zjarrfikësit e Shkupit vaksinohen kundër Covid-19

R Zh

“Drejtësia” s’do marrëveshje me sopotasit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...