Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Dimitrov: Nuk heqim dorë nga identiteti dhe gjuha maqedonase, as nga ardhmëria evropiane

Zhurnal Ads

Shkup, 27 nëntor, zhurnal.mk – Çështja e gjuhës dhe identitetit është rezultat i një procesi historik dhe nuk mund as të bisedojmë as të negociojmë për këtë. Përpjekjet ende vazhdojnë. Mirëpo, ne nuk kemi ndërmend të ngremë duart dhe të heqim dorë nga ardhmëria jonë evropiane, e as që kemi ndërmend ta prekim, ose të lejojmë të preket identiteti maqedonas. Këto dy gjëra janë të kompletuara dhe do të vazhdojmë të punojmë në këtë rrugë, shprehet zëvendëskryeministri për çështje evropiane Nikolla Dimitrov në intervistën për N1 për bllokadën e Bullgarisë për fillimin e bisedimeve me BE-në.

– Çështja e gjuhës dhe e identitetit është në zemrën e punëve të brendshme, e sovranitetit të një shteti meqë është shprehje e së drejtës së vetëvendosjes, dhe në këtë kuptim, asnjë fqinj, asnjë shtet nuk ka çfarëdo baze juridike në të drejtën ndërkombëtare, por edhe në të drejtën evropiane, neve, maqedonasve të na tregojë diçka rreth gjuhës maqedonase. Kjo është punë e jona. Është shumë e vështirë për qytetarët tanë që të kuptojnë, po edhe për mua ta them sinqerisht, si mund të jetë gjuha maqedonase pengesë për fillimin e bisedimeve aderuese për integrimin me një Bashkimi ku diversiteti gjuhësor është një prej vlerave fundamentare, themelore. Gjithashtu është vështirë të kuptojmë se si mundet gjuha maqedonas të jetë pengesë për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të cilat në mënyrë që të jenë me të vërtetë të fqinjësisë së mirë, duhet doemos të mbështeten në respektin e ndërsjellë. Unë ju them se çfarë gjuhe amtare flitni ose nuk flitni kjo do të thotë se nuk ju respektoj. Në këtë kuptim përballemi me një sfidë serioze, shprehet zëvendëskryeministri Dimitrov.

Ne, sqaron ai, kemi komision për çështje historike që e kemi formuar në bazë të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë fqinje, dhe ideja ishte që për historinë le të bisedojnë historianët, ndërsa politika të punojë për të sotmen dhe për një të nesërme më të mirë.

– Ne në Ballkan kemi histori shumë të pasur, mirëpo siç shprehet shpesh një mik i imi: “do të ishte mirë që kjo histori të jetë mësues, e jo burg”. Dhe në këtë kuptim këto çështje bilaterale janë të rëndësishme, puna e komisionit për histori është e rëndësishme, ne në këtë ditë jemi duke punuar, kemi kanale të hapura bilaterale për të gjetur rrugëdalje nga kjo çështje, mirëpo zgjidhja nuk mund të ndikojë në të drejtën tuaj të vetëvendosjes. Identiteti i Maqedonisë është rezultat i një procesi historik dhe thjeshtë ne si politikë nuk mund as të bisedojmë as të negociojmë për këtë. Njëherësh mendoj se kjo është një porosi e keqe për gjithë rajonin. Ne marrim dritë të pastër jeshile në mars. Në paragrafin operativ të vendimit për fillimin e bisedimeve aderuese nga Këshilli Evropian, nuk ka kushte për Maqedoninë tonë, për Maqedoninë e Veriut, dhe në këtë kuptim, është shumë keq meqë në njëfarë mënyre pamundësia për të arritur konsensus dërgon porosi se kredibiliteti i Bashkimit Evropian nuk është i tillë siç do të donim të ishte, shprehet Dimitrovi.

Ai përkujton se BE-ja për këto çështje vendos me konsensus, siç përmendi ministri gjerman për çështje evropiane i cili e udhëheq trupin për punë të përgjithshme (GAK) Mihaell Rot, të gjitha shtetet përveç njërës (Bullgarisë) – e mbështetën fillimin e bisedimeve aderuese dhe konferencën e parë ndërqeveritare në dhjetor.

– Përpjekjet ende vazhdojnë. Mirëpo, ne nuk kemi ndërmend të ngremë duart dhe të heqim dorë nga ardhmëria jonë evropiane, e as që kemi ndërmend ta prekim, ose të lejojmë të preket identiteti maqedonas. Këto dy gjëra janë të kompletuara dhe do të vazhdojmë të punojmë në këtë rrugë. Ne humbën gjenerata duke pritur rreth problemit me Greqinë, më pas kishim dy vite me iniciativën franceze për të bërë metodologji të re të procesit të zgjerimit të procesit aderues, dhe tani e kemi këtë sfidë. Do të jetë keq nëse tërë energjinë e përkushtojmë në pritje. Mendoj se do të donim kuptohet të kemi sukses, mirëpo nëse nuk ia dalim do ta shfrytëzojmë vullnetin e mirë në shumë kryeqytete evropiane, do t’u bëjmë thirrje vendeve anëtare që të na ndihmojnë dhe do të bëjmë një agjendë reformuese në mënyrë që të jemi në kondicion të mirë atëherë kur rrethanat do të përmirësohen drejt të mirës. Nuk kemi shumë kohë, mendoj se nuk kemi shumë kohë jo vetëm te ne, por në gjithë rajonin. Zgjidhja e vetme që të rinjtë të mos na shkojnë në shtetet evropiane është që shtetet tona t’i bëjmë evropiane dhe duhet doemos të punojmë në këtë në mënyrë të shpejtuar, nuk kemi shumë kohë, në njëfarë mënyre jemi në garë me kohën në këtë kuptim, shprehet zëvendëskryeministri për çështje evropiane.

Lidhur me atë se cili është hapi i radhës i Maqedonisë së Veriut, Dimitrovi bën të ditur se është duke u punuar edhe me Sofjen në nivel bilateral edhe me KE-në edhe me presidencën gjermane, si dhe me vendet anëtare për gjetjen e zgjidhjes.

– Ne në këtë moment kemi hapur një kanal, bilateral, me Sofjen ku jemi duke tentuar të gjejmë rrugëdalje nga kjo zgjidhje. Njëherësh jemi në kontakt me Komisionin Evropian, me presidencën gjermane, me Berlinin, dhe me shumë vende të tjera anëtare meqë çështja është vendosur në tavolinë, në tavolinën evropiane, nga ana e Bullgarisë, ndonëse siç shprehen shumë prej miqve tanë evropianë: „këto çështje bilaterale duhet të zgjidhen në mënyrë bilaterale, nuk duhet ta mbajnë peng gjithë procesin e aderimit”. Kështu që punojnë në të dyja kanalet, edhe në kanalin bilateral, edhe këtu tentojmë të gjejmë rrugëdalje nga kjo, edhe në vendet evropiane të themi anëtare, presidencën dhe Komisionin Evropiane. Ne kemi filluar një proces shumë të madh me Bullgarinë përmes Marrëveshjes për miqësi, presidenca e tyre ndihmoi shumë që të kthehet procesi i zgjerimit të agjendës së BE-së. Ato mbajtën Samit 15 vite pas Samitit në Selanik, në Sofje në maj të vitit 2018 dhe në njëfarë mënyre ky investim është gjithashtu në pikëpyetje. Gjithë atë që e kemi arritur së bashku tani është përballur me një sfidë të këtillë dhe unë jam i bindur se është e mundshme një zgjidhje dinjitoze dhe evropiane dhe ne të jemi fituesit, edhe Evropa të jetë fituese, edhe rajoni të jetë fitues, edhe Bullgaria jonë fqinje të jetë fituese, shprehet Dimitrovi.

Për atë se si gjuha dhe historia nuk paraqesin problem me Bullgarinë që të jemi anëtare e NATO-s, ndërsa janë problem që të jemi anëtare e BE-së, ai shprehet se me Sofjen jemi aleatë në Aleancën nga marsi i këtij viti, por edhe se gjuha dhe identiteti ynë maqedonas nuk është kërcënim për askënd, për asnjë fqinj.

– Në Evropë jemi, shekulli 21, diskutimi i shteteve do të duhej të zhvillohet në kuadër të asaj që është e sjellshme, në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, të vlerave evropiane. Flasim shumë për historinë e përbashkët, për të kaluarën e përbashkët, mirëpo duhet të punojmë edhe në të ardhmen e përbashkët evropiane. Kur rrini në tavolinë, kuptohet se pozicionin e keni më të fuqishëm. Ne rrimë në tavolinën e NATO-s dhe këtu jemi të barabartë, normalisht se në pozicionin e bisedimeve të Sofjes ajo ka situatë më të mirë meqë është anëtare e BE-së, mirëpo në mënyrë substanciale dhe afatgjate mendoj se kemi shumë interesa të afërta. Duam të jemi miq, duam të kemi bashkëpunim të frytshëm ekonomik, mendoj se Bullgaria ka interes nga evropianizimi i fqinjësisë së saj, i rajonit ku edhe ata janë pjesë e të themi rajonit më të gjerë të Ballkanit ose Ballkanit Lindor dhe Perëndimor, kështu që herët ose vonë mendoj se do të gjejmë gjuhë të përbashkët. Në fund të fundit, gjuha maqedonase dhe bullgare janë të afërta dhe kjo do të duhej të na ndihmojë që të kuptohemi më mirë, e jo pikërisht gjuhët të jenë objekt i mosmarrëveshjes, shprehet Dimitrovi.

Në raport me NATO-n, thekson se anëtarësimi jep një ndjesi të sigurisë dhe të parashikimit se shteti maqedonas është këtu dhe në këta kufij do të mbetet këtu edhe për pesë ose 10 ose për 50 vite, etj. ndërsa ndihmon, mes tjerash edhe për tërheqjen e investitorëve të huaj të cilët mes tjerash shikojnë edhe si është stabiliteti politik gjatë planeve të tyre për të investuar.

– Veçanërisht para pandemisë kishte një interesim shumë më të madh te investitorët e huaj. Ai ende ekziston mirëpo fatkeqësisht planet tona të kemi një vit të madh të suksesshëm ekonomik u penguan nga Kovid-19. Mendoj se dëmet megjithatë arritëm t’i racionalizojmë, t’i zvogëlojmë, nuk do të jenë tepër të mëdha. Por, fatkeqësisht plani që të kemi vit jashtëzakonisht pozitiv për ekonominë e Maqedonisë mes tjerash edhe për shkak të anëtarësimit në NATO nuk do të mund të përmbushet para së gjithash për shkak të masave restriktive që duhej doemos t’i vendosim në mënyrë që të përballemi me situatën shëndetësore. Kështu që edhe ne si edhe të gjitha qeveritë tjera në botë mundohemi në atë balancim mes mbrojtjes së shëndetit dhe jetës dhe mbrojtjes së ekonomisë, deklaroi Dimitrovi.

Në intervistën flet mes tjerash edhe për Marrëveshjen e Prespës për të cilën shprehet se është mundësuar pikërisht për shkak të faktit se identiteti mbeti i paprekur.

– Në Prespë është gjuha maqedonas dhe e drejta jonë e vetëvendosjes si popull maqedonas, si maqedonas. Kështu që ata që bëjnë krahasim dhe të cilët thonë “nëse i shtypim mjaftë gjatë, sërish do të mund të ketë … kompromis bëjnë në njëfarë mënyre”, ne themi “llogari pa hanxhiun” meqë identiteti maqedonas është diçka rreth të cilit nuk mund të bëjmë kompromis pa dallim se me çfarë presioni do të ishim përballur dhe do të përballemi. As kjo Qeveri, as cilado qeveri e ardhshme, porositë Dimitrovi duke shtuar se me Greqinë… me Marrëveshjen hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet tona dhe kemi mjaft interesa dhe iniciativa të përbashkëta në të cilat jemi duke punuar, por të cilat janë, gjithashtu, të ngadalësuara për shkak të pandemisë

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut nesër në mision të parë si anëtare e NATO-s

E.E.

Rrahje me thika dhe armë mes dy familjeve në Kondovë, dy përfundojnë në spital

admin

22 të vdekur, Filipçe: Gjendja me virusin është jashtëzakonisht serioze dhe kritike

admin

Afrim Gashi nuk u paraqit si dëshmitarë për rastin e ’27 prillit’

T E

Drejtori i Malmed, Lirim Shabani takoi Ylber Selën e AZGJ-së

E.E.

Çfarë ndryshime duhet të shqyrtohen në Ligjin për Mardhënie Pune?

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...