Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Dimitrov-Osmani-Lajçak: Tregimi evropian i Maqedonisë shembull për rajonin

Bruksel, 26 janar – Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, iniciativat rajonale dhe pritjet për periudhën e ardhshme, ishin temat kryesore të takimit të sotëm në Bruksel të zëvendëskryeministrit të angazhuar për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani me përfaqësuesin special të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Prishtinë – Beograd.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, në takim u konkludua se Maqedonia e Veriut është e gatshme të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian, duke nënvizuar suksesin e vendit si një histori suksesi evropian në rajon, dhe kështu një shembull për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor – duke demonstruar qartë fuqinë transformuese të idesë evropiane.

“Prandaj, perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut duhet të vazhdojë pa i marrë parasysh sfidat në këtë rrugë. Ky do të jetë konfirmim i vazhdimësisë së politikës së zgjerimit në agjendën e BE-së, por gjithashtu se investimi i vërtetë në reforma dhe në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë do të thotë një investim i sigurt në një të ardhme më të mirë për qytetarët”, ishte konkludimi i këtij takimi.

Me këtë rast Osmani dhe Dimitrov theksuan se Republika e Maqedonisë së Veriut e vlerëson lart rolin e caktuar nga BE-ja për Ambasadorin Lajçak si ndërmjetës në bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe çështjeve të tjera në rajon.

“Në atë kontekst, në takim u theksua se si fqinjë të parë kemi interes të veçantë për suksesin e dialogut Prishtinë-Beograd, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Afrimi i pozicioneve të të dy palëve dhe normalizimi i marrëdhënieve midis dy vendeve do të paraqesë investim të madh në stabilizimin dhe evropianizimin e të gjithë rajonit”, thuhet në kumtesë.

Vizitën e punës në Bruksel Dimitrov dhe Osmani e përmbyllën me një drekë pune me përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të KE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, gjatë së cilës ata shkëmbyen mendime mbi arritjet dhe planet e ardhshme reformuese. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Bexheti: Kisha nderin të mirëpres Ambasadorin e BE-së në Shkup, Dejvid Gir

R Zh

Milikije Halimi i jep fund problemit disa dekadash të ujit, Haraçina me uji pa ndërprerje

D V

RMV/ Për herë të parë, sulmi ndaj mjekëve barazohet me sulmin ndaj personave zyrtarë

D V

Lëvizja Besa zgjedhë strukturat e saj në Novosellë të Bogovinës, lëvizja po ritet

D V

Mbeturinat dhe uji i pijshëm problem në komunën e Tearcës

D V

Bashkia e Shkupit të premten me spërkatje kundër mushkonjave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...