Dimitrov para APKE: Nuk është fqinjësi e mirë nëse dikush na tregon se cili është identiteti ynë dhe gjuha jonë

Strasburg, 30 shtator – Asnjë vend nuk mund të na tregojë ose diktojë se cili është identiteti ynë dhe cilën gjuhë e flasim, sepse nuk është fqinjësi e mirë, nëse kjo i bëhet fqinjit, porositi sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov në fjalimin në sesionin e vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu, në fjalimin me ftesë të kryetarit të APKE-së, Rik Daems që u mbajt para diskutimit për sfida demokratike dhe aspirata evropiane në Ballkanin Perëndimor dhe rolin  e Këshillit të Evropës, Dimitrov foli për integrimet evropiane të vendit, për viktimat   që i ka bërë dhe zhgënjimet nga bllokada dhe dy herë veton e përsëritur të Bullgarisë.

Zëvendëskryeministri me këtë rast theksoi se “kontesti” me Bullgarinë nuk është territorial, por për interpretimin e ndryshëm të historisë, duke përkujtuar me këtë rast simbolikën e Këshillit të Evropës dhe Strasburgut dhe të vlerave evropiane që angazhohen për divergjencë dhe respektim të identitetit dhe gjuhës së secilit.

“Asnjë vend nuk mund të na tregojë ose diktojë se cili është identiteti ynë dhe gjuhën tonë që e flasim, kjo nuk është fqinjësi e mirë, nëse kjo i bëhet fqinjit. Nëse ka zgjidhje të mirë, kjo duhet të jetë sipas frymës evropiane… Angazhimi i ndërmarrë doli nga binarët dhe u riorientua dhe kjo nuk ishte për gabimin tonë”, theksoi zëvendëskryeministri.

Dimitrov e vlerësoi si të pabazë vërejtjen e deputetes bullgare dhe ish-ministren e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva se “në Maqedoninë e Veriut” diskriminohen ata që duan të prononcohen si bullgarë dhe se ka gjuhë të urrejtjes.

Ai theksoi se duhet të flasim shumë hapur për akuzat për diskriminim, por paraqet problem, siç theksoi, që nuk ka asnjë parashtresë për këtë.

Rreth akuzave për gjuhën e urrejtjes, Dimitrov potencoi se asnjë nga përfaqësuesit qeveritarë në vend nuk kanë përhapur gjuhë të urrejtjes, duke shtuar se për dallim nga kjo gjatë fushatës zgjedhore në Bullgari kishte përfaqësues të partive, deklaratat e të cilëve “mund të interpretohen si pretendime direkte ndaj Maqedonisë së Veriut si dhe gjuhë e urrejtjes.

Dimitrov theksoi se politika bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut nuk shkon në drejtim të miqësisë, por drejt antagonizmit

“Ju po e ushqeni atë”, i tha Dimitrov, Zaharievës, duke shtuar se vendi në Këshillin e Evropës mbështet nismën për krijimin e një Observatori për studimin e historisë në Evropë.

Në fjalimin e tij, Dimitrov theksoi se nuk ka asnjë alternativë tjetër për vendin përveç Evropës. ” Nëse Evropa nuk i përmbush premtimet dhe detyrimet e saj, ajo do të humbasë besimin e njerëzve dhe popullatës që jetojnë në këtë pjesë të Evropës”, shtoi zëvendëskryeministri, duke komentuar vërejtjet e disa deputetëve në lidhje me premtimet e paplotësuara të BE-së për Maqedoninë.

“Përparimi i merituar në rrugën e integrimit evropian është vendimtar për forcimin e marrëdhënieve të BE-së me rajonin, duke reflektuar fuqishëm rolin gjeostrategjik të Unionit”, tha Dimitrov në fjalimin e tij.

Paraprakisht, zëvendëskryeministri pati takime me Sekretaren e përgjithshme të Këshillit të Evropës, Maria Pejçnoviq Buriq, me kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Rik Daems, si dhe me disa anëtarë të APKE, përfshirë Zhak Mer dhe Liliana Tangi, deputete në Asamblenë Kombëtare të Francës nga radhët e partisë Republika në Lëvizje e pesidentit francez Emanuel Maron.

Takimi me Mer dhe Tangi, i cili vjen në prag të presidencës Franceze të BE-së duke filluar më 1 janar 2022, u përdor për të shkëmbyer pikëpamje mbi rigjallërimin e politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian, me theks në perspektivën evropiane të Maqedonisë Veriore.

Deputetët Mar dhe Tangi riafirmuan mbështetjen e Francës për fillimin e bisedimeve të pranimit të Maqedonisë së Veriut me BE -në, si valorizim i rezultateve të arritura me të cilat vendi përmbushi detyrimet e tij, duke shprehur shpresën se vendimi i Këshillit të BE-së nga marsi i vitit të kaluar për fillimin e negociatave do të jetë zbatuar në periudhën e ardhshme.

Related posts

Maqedoni: Pa ujë në 40 gradë Celsius

D V

Selmani: Në autostradën Tetovë-Gostivar shteti zhvat qytetarët

D V

UNICEF: Përgjegjësi e gjithë shoqërisë është shkollat të jetë të sigurta dhe të hapura

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More