Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Dimitrov për vizitë në Berlin, do të takohet me Roth

Shkup, 29 mars – Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, me ftesë të ministrit shtetëror gjerman për Evropë, Mihael Rot, sot do të qëndrojë sot për vizitë pune në Gjermani.

Përveç Rotit, në kuadër të qëndrimit të Dimitrovit në Berlin janë planifikuar takime edhe me Jan Heker, këshilltar kryesor për politikë të jashtme dhe siguri të kancelares Angela Merkel, Nils Shmid, zëdhënës për Punë të Jashtme i grupit parlamentar të Partisë Social Demokratike të Gjermanisë (SPD) në Bundestag, Sabine Shter, zyrtare për politikat e BE-së në MPJ-në gjermane dhe Suzane Shuc, drejtore në Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme, për Evropën Juglindore, Turqi dhe vendet e EFTA-s, si dhe me bashkëbisedues të tjerë përkatës në kontekstin e mbështetjes gjermane për dosjen evropiane për Maqedoninë e Veriut.

Siç kumtoi SÇE, theksi kryesor gjatë bisedimeve do të jetë në tejkalimin e sfidave dhe perspektivave të mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në, duke e pasur parasysh se Gjermania ka një rol të rëndësishëm në këto procese, si pjesë e Trios aktuale të presidencës së rradhes me Këshillin e BE-së.

Dimitrov do t’ju referohet edhe zhvillimeve aktuale në Maqedoninë e Veriut, me fokus në reformat kryesore në kontekstin e integrimit evropian, ndërsa me bashkëbiseduesit do të shkëmbejë mendime edhe për Procesin e Berlinit dhe pritjet nga Samiti që duhet të mbahet në Berlin këtë vit.

Nga Berlini, zëvendëskryeministri do të shkojë në Slloveni, e cila nga 1 korriku do të kryesojë me BE-në.

Postime të ngjashme

Qyteti i Shkupit: FIllon ofanziva ndërtimore verore e rrugëve dhe bulevardeve

R Zh

Mungojnë dëftesat e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme

R Zh

Në kufirin Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 20 minuta

R Zh

Dezinfektim ajror kundër mushkonjave në Shkup

R Zh

Edhe dhjetë ditë për parashtrim të kërkesave për subvencione bujqësore

R Zh

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...