Dimitrov: Prioritetet e kryesimit slloven janë në favor të kredibilitetit të BE-së

Lubjanë, 22 korrik  – Prioritetet e kryesimit slloven me BE-në në gjashtë muajt e ardhshëm, krahas mbështetjes miqësore për ne dhe për rajonin, paraqet edhe marrëdhënie principiele në favor të kredibilitetit të vetë Unionit, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov në takimin në Lubjanë me sekretarin shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe kryesues aktual me Këshillin për punë të përgjithshme të BE-së, Gashper Dovzhan.

 

“E ardhmja e përbashkët me Slloveninë lidhet me aspiratat për ndërtim të së ardhmes së përbashkët evropiane. Prioritetet e miqve evropian për gjashtë muajt e ardhshëm  nga kryesimi i tyre me BE-në, krahas  mbështetjes miqësore për ne dhe rajonin, paraqet edhe sjellje principiele  në favor të kredibilitetit të vetë Unionit”, theksoi Dimitrov.

Siç kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane, në dritë të interesit të përbashkët për rrumbullaksimin e procesit për bashkim të Evropës, Dimitrov në Lubjanë ka biseduar  edhe me ministrin letonez për Punë të Jashtme Edgars Rinkeviçs dhe sekretarin shtetëror sllovak për Çështje Evropiane Martin Klus.

“Në takime ishte riafirmuar  mbështetja për fillim të negociatave duke e marrë parasysh faktin se Maqedonia e Veriut i plotësoi të gjitha kushtet. Ata u pajtuan se nevojitet  një hap urgjent në procesin e zgjerimit të Unionit”, citohet në kumtesë.

Pas takimeve bilaterale, Dimitrov sonte do të marrë pjesë në mbrëmje joformale me shefat e delegacioneve të Ballkanit Perëndimor.

“Agjenda bilaterale e Dimitrovit vazhdon nesër me takime të përfaqësuesve të Francës, Irlandës, Italisë, Luksemburgut, Finlandës, Estonisë, Suedisë etj, pas sesioneve plenare të mbledhjes joformale të Këshillit për punë të përgjithshme (GAK), shtohet në kumtesën e SÇE-së.

Related posts

Dëshmia e mjekut: Një koleg që punonte me një defibrilator në Spitalin Kovid vuri re tym

N E

Shkupi dhe Tetova me më shumë raste aktive dhe kovid-raste të reja

R Zh

Moti me diell, temperatura deri në 37 gradë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com