Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Dimitrov: Rasti ynë është test për Unionin nëse ne në Ballkanin Perëndimor do të mund t’I besojmë BE-së

Shkup, 14 maj – Zhurnal.mk – Rasti ynë është test për Bashkimin Evropian nëse ne në rajonin e Ballkanit Perëndimor do të mund t’I besojmë BE-së dhe nëse premtimi për perspektivë evropiane të rajonit, dhënë në Selanik në vitin 2003 dhe sërish në Sofje në maj të vitit 2018, vlen akoma. Ne patëm vendim të pakushtëzuar politik prej marsit të vitit të kaluar nga të gjitha vendet-anëtare se duhet t’I fillojmë negociatat për anëtarësim, por kjo ende nuk është realitet.

Këtë sot e theksoi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov në panelin e titulluar “Realizimi I premtimit të shumëpritur” në suaza të Forumit ekonomik Delfi në Athinë, në të cilin mori pjesë edhe eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji.

Për Dimitrovin, çështja për bashkim apo ndarje të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në ndonjë mënyrë është e gabuar.

“Mendoj se shumica e vendeve-anëtare janë për mbajtje të dy konferencave ndërqeveritare me ne dhe Tiranën, ky është qëllim I përbashkët, kjo është diçka për të cilën punojmë. Të dy vendet përmbushën gjithçka që ishte urdhëruar, procesi I inkuadrimit duhet të bazohet në arritje, dhe mendoj se është koha e fundit të fillojnë negociatat inkuadruese. Ne jemi vend I cili ka pritur më gjatë. E nënshkruam Marrëveshjen për stabilizim dhe asociim pas Sllovenisë, para Kroacisë, të dyja vendet janë vende-anëtare tashmë një kohë të gjatë, ne jemi vend kandidat 16 vite, Shqipëria gjashtë vite dhe kemi shumë precedentë negative në sagën tonë evropiane”, theksoi Dimitrov.

Në pyetjen e gazetarit në panel nëse është e mundur zgjidhja në disa muajt në vijim me Bullgarinë dhe çka ka bërë deri më tani Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe planifikon të bëjë për t’I rritur gjasat për marrëveshje dhe nëse zgjidhja I takon vetëm Sofjes, Dimitrov thotë se kjo për momentin është çështje kyçe.

“Kësaj radhe investimi është I madh dhe bëhet e pamundur të qëndrojmë dhe të vazhdojmë të flasim për perspektivën evropiane për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, investimi është I madh edhe për Bashkimin Evropian sepse premtimi është këtu dhe nëse premtimet nuk përmbushen, kjo reflekton porosi mjaft negative. Investimi më I madh është I joni, sepse ne dëshirojmë ta fillojmë rrugën evropiane. Por investimi është I madh edhe për Bullgarinë dhe për miqësinë mes dy vendeve. Do të jetë natyrale për fqinjët tanë, të cilët janë edhe anëtare të BE-së të kenë interes më të madh nga Maqedonia e Veriut evropiane, nga rrëfimi I suksesshëm në fqinjësinë e tyre dhe konsideroj se nga kjo perspektivë duhet të qasemi dhe ta revitalizojmë angazhimin me Sofjen”, tha Dimitrov.

Sipas Dimitrovit, edhe pse tani atje ka Qeveri teknike, zgjehdje të reja më 11 korrik, por edhe zgjedhje presidenciale në vjeshtë, si dhe zgjedhje në vende të ndryshme anëtare, nuk duhet të humbet momentum dhe të pritet.

Përkujtoi se vendi deri më tani ka bërë shumë, e zgjidhi kontestin 25-vjeçar me Greqinë, për të cilin mori edhe mirënjohje ndërkombëtare dhe evropiane, e gjithashtu nënshkroi edhe Marrëveshje për miqësi me Bullgarinë dhe se jemi të përkushtuar në implementimin e saj dhe, siç tha, me të vërtetë është koha e fundit ta fillojmë kësaj radhe.

“Për mua si njeriu I parë I SÇE, është shumë e rëndë të flas për perspektivën evropiane, nëse BE-ja nuk reflekton, sepse ne atëherë nuk mund të reflektojmë ndaj qytetarëve”, konkludoi Dimitrov në panelin “Realizim I premtimit të shumëpritur” në kuadër të Forumit ekonomik Delfi në Athinë.

Eurokomisari Varheji, ndërkaq, në pyetjen e gazetarit nëse konsideron se nëse nuk ka marrëveshje për Shkupin dhe Tiranën, së paku Shqipëria të fillojë me negociata, nëse është më mire një se sa asnjë dhe nëse ka pajtueshmëri në Komision për këtë çështje, Varheji u përgjigj se lajm I mire është që vendet-anëtare të dakordohen. Ai është process I tillë dhe punojmë në atë për ta siguruar mbështetjen nga të gjitha vendet-anëtare për të dy vendet”, tha Varheji.

Lidhur me deklaratën e tij për ndarje të Shkupit dhe Tiranës, Varheji tha se “ky është konstatim I asaj që tashmë është e dukshme”.

“Nëse nuk arrijmë të sigurojmë marrëveshje për të dy vendet, është e pashmangshme se kjo çështje do të ceket dhe do të duhet të japim përgjigje. Ndërkohë punojmë dhe bëjmë përpjekje edhe për të dy vendet”, theksoi eurokomisari Varheji në Forumin Delfi në Athinë.

Postime të ngjashme

Ministria e Arsimit pa detaje për vitin e ri shkollor në shtator

Zekirija Haxhiu

VMRO: Kompromisi për gjuhën, tradhti kombëtare

Zekirija Haxhiu

19 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid

Zekirija Haxhiu

Këshilli i BE-së me mbështetje të madhe për propozimin portugez

Zekirija Haxhiu

Pahor: Do të ishte tragjike për Shkupin nëse vetëm Shqipëria mer dritë jeshile për negociata

Zekirija Haxhiu

Prej nesër në Greqi mund të hyhet edhe me test të shpejtë

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...