Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Dimitrov: Shpërndarja e ndihmës dhe bashkëpunimit, të jetë më e shpejt sesa përhapja e pandemisë

Shkup, 2 prill – Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot përfaqësoi për herë të parë Republikën e Maqedonisë së Veriut si anëtare e plotë e NATO-s, në mbledhjen e Këshillit Veriatlantik në formatin e ministrave të Punëve të Jashtme. Takimi, për shkak të kufizimeve me pandeminë COVID-19, u realizua përmes video-konferencës.

Siç kumtoi MPJ, a i falënderoi vendet anëtare për përfundimin e procesit të pranimit, duke lejuar që vendi ynë të bëhet zyrtarisht anëtar i 30-të i Aleancës javën e kaluar, pas dy dekadave të përgatitjeve.

Dimitrov theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, si sukses i përbashkët në përpjekjet për stabilitetin rajonal dhe evropian, si dhe menaxhimin e përbashkët të sfidave globale.

“Ky nuk është vetëm suksesi ynë. Ky është sukses për të gjithë partnerët tanë në komunitetin Euroatlantik, vlerat e të cilit janë demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit, përmes unitetit dhe solidaritetit. Zgjerimi e bashkëpunimit, ndihmës dhe informacionit duhet të jetë më e shpejtë se përhapja e pandemisë”, tha Dimitrov.

Duke iu referuar temës kryesore të takimit – pandemisë së virusit COVID-19, ministri Dimitrov theksoi masat e qeverisë për të menaxhuar këtë sfidë globale, duke nënvizuar nevojën që Aleanca të kontribuojë në këtë çështje në vendet anëtare të prekura. Duke theksuar parimin e solidaritetit mbi të cilin bazohet NATO-ja, i përbashkët ishte konstatimi i ministrave mbi nevojën për të ndërmarrë veprime urgjente dhe të koordinuara për të menaxhuar me krizën dhe për të zbutur pasojat e saj.

Në takim u shqyrtuan edhe çështjet në lidhje me Afganistanin, rajonin e gjerë të Lindjes së Mesme dhe Afrikën e Veriut, si dhe situatën në Siri. Më pas, ministri Dimitrov ritheksoi gatishmërinë e vendit tonë për kontribut të mëtutjeshëm në aktivitetet prioritare të NATO-s.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...