Agjencia Zhurnal.mk

Dimitrov sot për vizitë në Bullgari, do të bisedohet për Goce Dellçevin

Shkup/Sofje, 27 qershor, zhurnal.mk – Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov sot udhëton për kryeqytetin bullgar, ku pret të gjejë një zgjidhje në frymën e fqinjësisë së mirë në lidhje me temën për Goce Dellçevin.

Kryeministri bullgar Bojko Borisov në forumin ekonomik në Plovdiv tha se ai pret që Bullgaria dhe Maqedonia të mbajnë marrëdhënie të mira fqinjësore. “Borisov shprehu shpresë se në takimin e ardhshëm të vendeve të procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Poznan, do të vendoset që Maqedonia dhe Bullgaria të jenë mikpritës të përbashkët në mbledhjen e ardhshme në këtë format.

“Historikisht, ne kemi luftuar me të gjithë fqinjët tanë, si rezultat, rajoni i Ballkanit ka mbetur prapa. Tani kemi ndryshuar gjërat. Unë shpresoj se do të kapërcejmë të gjitha vështirësitë”, tha Borisov.

Dimitrov dje tha se ai është optimist dhe pret një zgjidhje që nuk do të na dëmtojë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...