Agjencia Zhurnal.mk

Dimitrov takohet me Lajçak: Mbështetje në kredibilitetin e BE, asnjë shtet nuk tha jo për RMV

Shkup, 19 qershor – Ministri i punëve të jashtme Nikolla Dimitrov mbështetet në kredibilitetin e BE-së, andaj shprehet optimist në marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në. Ai thotë se është shumë e rëndësishme që Bashkimi Evropian të tregojë seriozitet në aspektin e perspektivës evropiane të këtij rajoni. Dimitrov në takim me homologun e tij, shefin e diplomacisë  sllovake Mirosllav Lajçak,  vlerësoi se në shtator vendet anëtare të BE-së do ta kenë shumë të vështirë t’i thonë jo Maqedonisë së Veriut. Ai shtoi  se vendi duhet të punoj edhe më tutje në reformat dhe në ligjin për PPS, por tani e tutje  barra do të jetë  e vendeve anëtare të BE-së për marrjen e vendimit.

“Nuk mund të jemi të kënaqur pa ardhur vendimi në tetor. Mendoj se suksesi jonë do të jetë sinjal i rëndësishëm për të gjithë rajonin se dera evropiane është e hapur dhe vizioni evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor ekziston. Nëse kjo nuk ndodh kjo do të jetë fund i kësaj perspektive dhe mendoj se pesha në muajt e ardhshëm, kuptohet ne do të vazhdojmë të punojmë në vendin tonë, këtu është e ardhmja e PSP-së megjithatë pesha është te vendet anëtare”, deklaroi Nikolla Dimitrov, Ministër I Punëve të Jashtme.

Ministri i punëve të jashtme të Sllovakisë dhe kryesues aktual i OSBE-së, Mirosllav Lajcak gjatë vizitës së tij në Shkup, uroi vendin për arritjen e Marrëveshjes së Prespës. Lajçak shtoi se në takimin e djeshëm të ministrave të jashtëm të 28 vendeve anëtareve  të BE-së shumica prej tyre ishin të mendimit se vendi meriton të marrë datë për negociata, ndërsa tani, sic tha, përgjegjësia i takon BE-së të bëjë pjesën tjetër të punës.

“BE ka përgjegjësin për këtë rajon dhe kur partnerët tanë luajtën sipas rregullave tona, neve na takon  gjithashtu t’i respektojmë rregullat tona, dhe ky është pikërisht rasti me Maqedoninë e Veriut. Unë thash se dje nuk kishte asnjë nga 28 vendet anëtare të BE që tha, Jo ne nuk duhet të japim datën për Maqedoninë e Veriut. Shumica e vendeve thanë se duhet të jepet data, por nuk mund ta bëjmë tani për shkak të politikave të brendshme në Gjermani. Nëse nuk ndodhë diçka e paparashikueshme negative deri në tetor , unë pres që qartë data të merret në tetor”, tha Mirosllav Lajçak, Ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë.

Lajçak inkurajoi vendin që të vazhdojë të bëjë punë të mirë në implementimin e reformave. Ai gjithashtu zhvilloi takim edhe me  zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Bujar Osmanin. Ky i fundit shprehu mirënjohje deri tek ministri Lajçak për mbështetjen e fuqishme të Sllovakisë për integrimin evropian të vendit. Integrimi i RMV por edhe të vendeve të rajonit në BE, paraqet element të rëndësishëm në ndërtimin e BE-së më stabile, më të sigurt dhe më përparimtare dhe në këtë drejtim, fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut paraqet tregues të rëndësishëm të perspektivës evropiane në të gjithë rajonin, ka porositur Osmani në këtë takim. Lajçak ka pasur takim edhe me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskin i cili ka porositur se mos marrja e datës për fillim të negociatave është dështim i këtij pushteti i cili, sipas tij, nuk mund të zbatojë reformat.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...