Maqedoni

Dimitrov takoi ambasadorin Timonie, u diskutua për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare

Zhurnal Ads

Shkup, 11 shtator – Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot pati takim me ambasadoren e Francës në vend Kristijan Timonie, në të cilin u shqyrtuan shumë aspekte të rëndësishme për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me çfarë edhe zyrtarisht fillojnë negociatat inkuadruese me Bashkimin Evropian.

“Krdibiliteti i procesit eurointegrues pa dyshim u forcua përmes qasjes së ripërtërirë për të cilën Franca, si një ndër motorët në Union, por edhe si mik i Maqedonisë së Veriut, përmes metodologjisë së re na ndihmon t’i transformojmë realitet në terren për të mirë”, theksoi Dimitrovi në takim.

Siç bëri të ditur Sekretariati për Çështje Evropiane, në takim nga ana franceze u riafirmua mbështetja në rrugën drejt realizimit edhe të këtij qëllimi strategjik, duke potencuar se dimensioni i përforcuar politik dhe parashikueshmëria e procesit janë në interes së Maqedonisë së Veriut, rajonit, Francës dhe BE-së.

Postime të ngjashme

Maskat mbrojtëse nuk janë të rrezikshme për fëmijët, bëhet fjalë për rekomandim tërësisht të sigurt, thotë Filipçe

T E

Filipçe nesër do të propozon në Qeveri që kafenetë të punojnë deri në orën 21

XH,I

Bytyqi: Qeverinë greke e shohim si partner

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...