Agjencia Zhurnal.mk

Dimitrov-Tehada: E rëndësishme mbështetja e partnerëve dypalëshe në këtë periudhë kyçe të eurointegrimeve

Shkup, 17 shtator – Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështjet Evropiane, Nikolla Dimitrov, sot realizoi një takim pune me ambasadoren e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Sibil Zuter Tehada.

Siç komunikoi SÇE, në takim u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës, të cilat gjatë viteve janë karakterizuar me miqësi dhe mirëkuptim.

Zëvendëskryeministri Dimitrov theksoi se e vlerëson lart mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra jep në procesin e integrimeve tona evropiane dhe shprehu kënaqësinë që shumë prej projekteve të financuara deri më tani nga Zvicra mbështesin prioritetet e Qeverisë në procesin e anëtarësimit në BE.

“Në këtë kohë vendimtare në procesin e integrimit në BE, mbështetja e partnerëve tanë dypalësh është jashtëzakonisht e rëndësishme. Përparësi kryesore e Qeverisë dhe partnerëve tanë bilateral mbetet realizimi i reformave prioritare në periudhën që vijon. Unë pres që bashkëpunimi dypalësh zhvillimor midis dy vendeve të lëvizë në të njëjtin drejtim, duke pasur parasysh korrelacionin e ngushtë të të dy proceseve”, potencoi Dimitrov.

Në këtë kontekst, ai shprehu shpresën se bashkëpunimi midis Ambasadës së Zvicrës dhe Sekretariatit për Çështjet Evropiane do të intensifikohet, si një institucion përgjegjës për koordinimin e ndihmës së huaj në vend në periudhën e ardhshme.

Ambasadorja Tehada shtoi se programi për zhvillim i Zvicrës në periudhën e ardhshme do të jetë një vazhdim i atij të mëparshmit dhe do të përqendrohet në mbështetjen e reformave për të përmbushur standardet evropiane të vendit, ndërtimin e një demokracie gjithëpërfshirëse shoqërore dhe një ekonomie tregu, në të njëjtën kohë duke siguruar një menaxhim të qëndrueshme me burimet natyrore dhe e njëjta është e ndërlidhur me politikat kombëtare të zhvillimit dhe strategjitë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...