Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Dimitrov-VMRO-DPMNE-së: Për fat të mirë nuk ju kujtua t’i ngritni edhe KE-së interpelancë

Shkup, 3 shkurt  – Nëse në dy interpelancat kisha qasje serioze, kësaj të tretës nuk mundem, të mos i qasem me indinjatë. Pikërisht për këtë edhe nuk u përgjigja me shkrim. Për çka jam i akuzuar? Pasi nuk ofrova negociata me çdo kusht? Me kusht të gjuhës maqedonase? Mos ndoshta zonja dhe zotërinj e dëshironit këtë? Që të mund ta plasoni tezën për tradhti të interesave kombëtare? Sepse kështu kjo tezë nuk kalon. Nëse këtë e kërkoni nga unë, atëherë menjëherë t’ju them – këtë asnjëherë nuk do ta ofroj. 

Këtë e theksoi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në fjalimin para deputetëve me rastin e interpelancës së tij të parashtruar nga opozita duke folur për shkakun e dytë të theksuar siç e tha, letër të mjegulluar është kulmi i absurdit. 

 “Për fat të mirë nuk ju kujtua t’i ngritni edhe KE-së interpelancë për atë se si janë angazhuar kësaj Qeverie t’i japin rekomandim të pakushtëzuar ose Këshillit Evropian për dritën e gjelbër pa kushte për fillimin e bisedimeve. Sepse bëhet për fjalë për fjalët e tyre dhe për vendimet e punës. Ose mua më akuzoni që Bullgaria fqinje e shkeli nenin 2 të marrëveshjes, që nuk ishte cituar në mënyrë korrekte deri në fund, ku u angazhua të na ndihmojë në integrimet evropiane? Bllokimi nuk është ndihmë. Ose më akuzoni për vetë Marrëveshjen? Prandaj nga ata dëgjojmë se ai duhet të ndryshohet”, pyeti Dimitrovi, përcjell Zhurnal.mk

Duke folur për faktet, Dimitrovi tha se Marrëveshjen për Miqësi me Sofjen liderët evropianë dhe SHBA-ja njëzëri e vlerësuan si inspirim për gjithë rajonin dhe hap të madhe drejtë BE-së për Maqedoninë tonë, Maqedoninë e Veriut. 

Ai tha se në marrëveshjet qartë qëndron se nënshkruesit obligohen të ndihmojnë, e jo ta bllokojnë rrugën tonë drejtë BE-së dhe NATO-s. 

 “Puna ime është që të bisedoj dhe të bëj që marrëveshjet të jenë në interes sa më mirë të mundshëm për shtetin tonë. Unë nuk jam përgjegjës nëse ndonjë shtet vendosë të mos e respektojë atë për çka është marrë vesh. E dyta, NATO-ja dhe BE-ja janë përcaktim strategjik i mbi 80 % e qytetarëve, si ajo duke punuar në ato qëllime dhe duke e realizuar njërën – anëtarësimin në NATO, unë i tradhtoj ose sjell huti? Jo, zotërinj, nuk jam unë i hutuar, kur e theksoj politikën tonë të jashtme si shembull të ndritur për atë si duhet të zgjidhen çështjet e hapura. Gabim jeni ju, të izoluar, të vetëm, në vetmashtrim se pengesat në këtë rrugë dhe sabotimet e këtyre proceseve thelbësore, disi do të sjellin një pikë politike plus”, tha Dimitrovi, përcjell Zhurnal.mk

Sipas tij, nëse opozita me të vërtetë ka dashur ta adresojë zhvillimin e pafat të ngjarjeve i cili u shkaktua nga, tha, sjellja joevropiane e fqinjit, nuk duhej të bëjë pikërisht nga çështja kyçe me performanca ditore-politike, por të ngritët dhe bashkërisht të prezantohemi në atë që do të dëshiroja të besoj se është qëllimi ynë i përbashkët – realizimi i qëllimit të dytë strategjik – fillimi i bisedimeve për anëtarësim me BE-në, bashkërisht duke i mbështetur pozicionet parimore të vendit, për të cilat duhet të ketë virtyt. 

Sipas tij, opozita shpenzoi energji të njëjtë që ta ruajë prizmin drejtë saj, si ato në vendet e tjera në fqinjësi në faza të caktuara, për të cilat edhe atje isha armiku numër 1. 

Sa i përket ftesave pjesëmarrje në mbledhjen  e KNP, tha se është gënjeshtër se ishte ftuar me rregull, se ishte i obliguar që të merrte pjesë dhe gënjeshtër është se kishte refuzuar të marrë pjesë. Asnjëherë nuk ikë nga debati, shtoi ai, edhe pse, tha, debati nëse identiteti maqedonas është ruajtur është i pakuptimtë, është dhe gjithmonë do të jetë. 

Theksoi se ftesa për pjesëmarrje në komision, në dyta raste, kishte ardhur pasdite, për pjesëmarrje të nesërmen në mëngjes, pa marrëveshje të ndërsjellë, me paralajmërim prej më pak se 16 orë para fillimit të mbledhjes në afat në të cilin nuk mund të përgatiten analiza, e as materiale për mbledhjen ndërsa nuk ishte pranuar as propozimi i tij për format digjital në kushte pandemie. Dukshëm, tha, se qëllimi nuk ishte që të ketë debat thelbësor, por që të blihen disa minuta dhe reshta të një fushate të lirë mediatike. 

Sa i përket kinse pasivitetit të SÇE-së, Dimitrovi theksoi se SÇE-ja nuk është ministri, e me këtë nuk ka dosie të saj autonome të projekteve, por projekte të koordinuara në institucione të tjera, sipas nenit 40-b, paragrafi 2 i Ligjit për Qeverinë: koordinon përgatitje për anëtarësim në BE, proces i përgatitjes së versionit maqedonas të së drejtës së BE-së dhe e koordinon ndihmën nga jashtë. 

Në mesin e aktiviteteve të SÇE-së theksoi se Maqedonia e Veriut për herë të parë pas dy dekadave përpjeke ka vendim pozitiv politik dhe draft-kornizë negociuese. Përgatitëm agjendë reformuese, e cila është plan për evropianizim dhe sipas kornizës nga Aksioni 21 ku për çdo prioritet janë identifikuar aktivitete, institucionet kompetente dhe dinamika e realizimit. Në sferën e përshtatjes së të drejtës së BE-së, e cila është shtylla jonë e dytë, përgatitëm analizë të hollësishme të gjetjeve dhe rekomandimeve nga Raporti, i përgatitur Program Kombëtar për miratimin e së drejtës së BE-së, i cili tashmë këtë muaj, për herë të parë që nga viti 2017 edhe formalisht do të miratohet nga ana e Qeverisë. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

BE-ja dërgon pajisje dhe ndihmë për përballje me zjarret në Maqedoninë e Veriut

Z H

U ndanë 11 vendime për Kopshtin e fëmijëve “Fidani”

Z H

Prilep/ 11 qytetarë ngelin pa shtëpi, digjen dhe barakat sociale, shpëtohen 3 foshnje

Z H

Edhe Qyteti i Shkupit ndanë nga 10 mijë denarë shpërblime për zjarrfikësit

Z H

Komuna e Tetovës paralajmëron për stuhi lokale gjatë pasditës

Z H

Mbi 200 raste të reja me covid në Maqedoni

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...