Dimitrovi në Forumin ekonomik në Beograd

Shkup, 4 tetor – Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot do të marrë pjesë në Forumin e 21-të ekonomik në Beograd si folës në panel: “BE -Ballkani Perëndimor: Çfarë mund të presim nga takimi i BE -së në Slloveni?”

“Dimitrov dhe përfaqësuesit e BE-së, vendet anëtare, Parlamenti Evropian dhe grupi i ekspertëve do të trajtojnë çështjet aktuale që lidhen me marrëdhëniet BE-Ballkan Perëndimor dhe perspektivat evropiane në kontekstin e Samitit të ardhshëm të tetorit në kuadër të Presidencës sllovene me Këshillin e BE-së”, njoftuan nga Sekretariati për Çështjet Evropiane.

Ngjarja mbahet në bashkëpunim me Forumin ekonomik Delfi, në të cilin Dimitrov mori pjesë në maj të këtij viti, si një vazhdim i diskutimit mbi bashkëpunimin politik dhe ekonomik midis vendeve të rajonit dhe procesit të integrimit të tyre në Union.

Related posts

Hoxha në promovim të programit për modernizim të politikave sanitare

Z H

Në një vendvotim në Llabënishtë do të votohet deri në orën 22:00

D V

Shahpaska: Me masën ligjore “E diela – ditë e pushimit javor” e realizojmë kërkesën e punëtorëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More