Dimitrovi në Forumin ekonomik në Beograd

Shkup, 3 tetor – Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Nikolla Dimitrov nesër do të marrë pjesë në Forumin e 21-të ekonomik në Beograd si folës në panel: “BE -Ballkani Perëndimor: Çfarë mund të presim nga takimi i BE -së në Slloveni?”

“Dimitrov dhe përfaqësuesit e BE-së, vendet anëtare, Parlamenti Evropian dhe grupi i ekspertëve do të trajtojnë çështjet aktuale që lidhen me marrëdhëniet BE-Ballkan Perëndimor dhe perspektivat evropiane në kontekstin e Samitit të ardhshëm të tetorit në kuadër të Presidencës sllovene me Këshillin e BE-së, njoftuan nga Sekretariati për Çështjet Evropiane.

Ngjarja mbahet në bashkëpunim me Forumin ekonomik Delfi, në të cilin Dimitrov mori pjesë në maj të këtij viti, si një vazhdim i diskutimit mbi bashkëpunimin politik dhe ekonomik midis vendeve të rajonit dhe procesit të integrimit të tyre në Union. 

Related posts

Sela takim me diasporën e Strugës

R Zh

FR-BDl: Atë që s’e bëri Taravari, e bënë Rinia e Gostivarit që duam

Redaksia

E fundit: Antikorrupsioni e dorëzon në Gjyk. Kushtetuese ligjin për korridoret 8 dhe 10D

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More