Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Dimitrovi për vizitë në Berlin dhe Lubjanë, presidencën e mëparshme dhe të ardhme të BE-së

Shkup, 28 mars – Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov prej nesër do të qëndrojë për vizitë në Berlin dhe Lubjanë, presidencën e mëparshme dhe të ardhme të BE-së.

Dimitrov me ftesë të ministrit shtetëror për Evropë të Republikës Federale të Gjermanisë, Mihael Rot nesër do të realizojë takim pune në Berlin.

Krahas Rotit, siç ka njoftuar SÇE, në kuadër të vizitës janë paraparë takime edhe me Jan Heker, këshilltar kryesor për politikë të jashtme dhe sigurisë së kancelares Angela Merkel, Nils Shmid, zëdhënës për Punë të Jashtme në grupin parlamentar të partisë Social-demokrate në Bundestag, Sabine Shter, personin a autorizuar për politika të BE-së në MPJ-në gjermane dhe Suzane Shuc, drejtore në MPJ-në gjermane për Evropën Juglindore, Turqi dhe shtete të EFTA-s si dhe bashkëbisedues tjerë relevantë në kontekst të mbështetjes gjermane për dosje evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Theksi kryesor i bisedimeve do të vihet në tejkalimin e sfidave dhe parashikimeve për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në me faktin se Gjermania ka rol të rëndësishëm në këto proces si pjesë e Treshes aktuale nga kryesimi me rotacion me Këshillin e BE-së.

Nga Berlini, Dimitrovi largohet për në Lubjanë. Kryesimi slloven me BE-në fillon më 1 korrik të këtij viti.

Postime të ngjashme

“Çairçanja” do të zgjerohet me 6 korsi dhe shtigje për biçikleta, do të rrënohen shumë objekte

Zekirija Haxhiu

Dimitrov: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut është problem edhe i BE-së

Zekirija Haxhiu

Firmat vendore pjesë e platformës digjitale për rrjetëzim me zinxhirët global të furnizimit

Zekirija Haxhiu

Geer: Të gjithë duam fillim të negociatave sa më shpejtë të jetë e mundur

Zekirija Haxhiu

Spasovski demanton: Nuk ka ndërprerje, ka kërkesa të shtuara për dokumente personale

Bekim Laçi

“Ndërpreja e lëshimit të dokumenteve personale është shkelje e të drejtës së qytetarit”

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...