Dimitrovska: Kemi hapur lëndë për akuzat kundër ish ministres së Kulturës

nga Xh M

Shkup, 26 gusht  – Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), sot ka hapur lëndë pas zërave për akuza për keqpërdorim të parave buxhetore nga ish ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska.

Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Tatjana Dimitrovska në deklaratën e saj tha se nesër do ta dërgojnë kërkesën për sigurimin e dokumentacionit.

VMRO-DPMNE prej dje ka nisur me konferenca për media të emërtuar si “Bisera Antoaneta” ku pretendohet se ish ministrja e Kulturës për udhëtime zyrtare ka shpenzuar mjetet buxhetore për qëllime private.

Kostadinovska- Stojçevska sot në konferencë për media tha se do të përgjigjet nëse konstatohet parregullsi, ndërsa në të kundërtën paralajmëron padi kundër VMRO-DPMNE-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More