Agjencia Zhurnal.mk

Dimov: Praktika do të dëshmojë nëse ndryshimet e Ligjit për përmbarim janë të mira

Shkup, 17 janar, zhurnal.mk – Kryetari i Odës së përmbaruesve, Zoran Dimov thotë se ndryshimet janë për gjysmën e qytetarëve.

Megjithatë, ai sqaron se duhet të pritet të shihet se si në praktikë do të funksionojnë ndryshimet e reja ligjore.

“Ndryshimet janë për gjysmën e njerëzve, për shkak se nëse deri tani për një borxh prej 10.000 denarë në muaj përmbaroheshin 3.000 denarë, tani do të merren 2.000 denarë”, thotë Dimov.

Ai shton se do ta shqyrtojnë ligjin në nivel të Këshillit Drejtues dhe më pastaj do të deklarohen.

“Duhet t’i lëmë kohë, për shkak se në praktikë më së mirë do të shihet se si funksionojnë ndryshimet”, tha Dimov.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...