Shkup, 13 tetor – Zhurnal.mk – Drejtoresha e Agjencisë Nacionale për Programe evropiane arsimore, Lidija Dimova, sot përmes një konference për media deklaroi se procesi për keqpërdorimin e mjeteve të BE-së është shumë i komplikuar dhe nën sytë e Komisionit Evropian, dhe gjithashtu i gjithë procesi i ndarjes së projekteve inçizohet dhe mund të kontrollohet, informon Zhurnal.
Ajo njofton se rasti me trajnimin e gomarëve është thjeshtë një nebulozë nga Tortevski i cili njëherit ka akuzë kundër Agjencisë Evropiane.
“Nuk janë gomarët aq qesharak sa donte të krijohet përallë në opinion dhe kjo nuk ishte rastësisht. Kjo nebulozë doli nga z.Tortevski i cili argëtohej me temën e gomarëve, ndërsa Tortevski ka padi kundër Agjencisë Evropiane përshkak se i shkurtuam mjete për projekt dhe kjo nuk ishte e rastësishme”, deklaroi Dimova.
Ajo i dërgoi porosi VMRO-DPMNE-së opozitare se nuk planifikon të jep dorëheqje derisa nuk dëshmohet ku kanë përfunduar 2.2 milion eurot evropiane.
“VMRO-DPMNE insistoi unë të jap dorëheqje, por më duhet t’i dëshpëroj, nuk do të dorëhiqem, nuk ka nevojë të shqetësohen, sistemi i Brukselit funksionon në mënyrë të përsosur. Unë do të ngelë në këtë agjenci derisa nuk zgjidhet dilema se ku përfunduan 2.2 milion eurot evropiane”, tha Dimova.//Zhurnal.mk