Dimovski: Askush nuk mund të na bëjë shtet nëse vet nuk bëhemi, para 2030tës nuk ka BE

Shkup, 7 tetor – Ish deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, në FB ka konstatuar se pas samitit të djeshëm të BE-së, është bërë e qartë se Maqedonia nuk do të bëhet anëtare e BE-së së paku deri në vitin 2030.

Ai fajtor për këtë e bën vendin tonë dhe siç thotë, korrupsionin, tranzicionin si dhe marrëveshjet e Prespës dhe ajo me Bullgarinë që u nënshkrua nga Qeveria e vendit.

Dimovski thotë se asnjëherë nuk mund të bëhemi shtet nëse vet nuk organizohemi të bëhemi.

“Tani jemi të sigurtë se në BE nuk do të jemi anëtarë së paku deri në vitin 2030. Këtë qartë na e thanë dje nga BE-ja. Krerëve tanë të cilët përmes frazës e ardhmja evropiane impononin tranzicion, korrupsion, lëshime nacionale dhe shtetërore, marrëveshje të Prespës e të Bullgarisë dhe katastrofa në të gjitha segmentet shoqërore përfundimisht do u vijë fundi.

E tani na duhen politika serioze të organizohemi si shtet. Përfundimisht do ta kuptojmë se askush nuk do të na bëjë shtet derisa vet nuk bëhemi”, ka shkruar Dimovski.//Zhurnal.mk

Related posts

Arsovska në takim me përfaqësuesit e lëvizjes Polio Plus

D V

Shekerinska: Epidemia, përmbytjet dhe zjarret na kujtuan sa është i rëndësishëm bashkimi rajonal

Redaksia

Nuredini: Shkëmbyem përvoja me ministrin malazez të Mjedisit Ratko Mitrovic

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More