Maqedoni TOP LAJM

Dimovski: Detyrat kyçe të ASK-së janë plotësimi kadrovik dhe implementimi i standardeve të NATO-s

Zhurnal Ads

Shkup, 1 shtator – Zhurnal.mk – Gjatë periudhës para nesh njëra prej detyrave kryesore do të jetë finalizimi i aktiviteteve për dislokim hapësinor të ASK-së në objekt të ri, si dhe plotësim kadrovik të personelit, përtëritje të vazhdueshme kadrovike dhe trajnim përkatës për veprim në përputhje me standardet e larta të NATO-s. Jo më pak e rëndësishme është pajisja plotësuese teknike për shkak të kundërshtimit të suksesshëm të sfidave dhe kërcënimeve bashkëkohore në kushte të zhvillimit jashtëzakonisht dinamik tekniko-teknologjik, thekson drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK) Viktor Dimovski në intervistën për MIA-n, me rastin e njëvjetorit të punës së ASK-së.

Gjatë realizimit të plotësimit kadrovik të personelit, bën të ditur, do të mbahet llogari edhe për përfaqësimin përkatës dhe të drejt etnik dhe gjinor, por para së gjithash me respektimin e kritereve për profesionalizëm dhe kompetencë.

Në intervistën për MIA-n, Dimovski flet edhe për imperativin e ASK-së – krijimin e mjedisit të sigurt, me ç’rast thekson se pas anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO, ASK-ja u bë pjesë përbërëse dhe partner i barabartë i segmentit të sigurisë dhe inteligjencës të Aleancës.

– Në këtë periudhë kemi (kishim) gjendje të qëndrueshme të sigurisë në vend, shprehet mes tjerash Dimovski.

Për “bombat”, që publikoheshin edhe për pushtetin edhe për opozitën gjatë fushatën parazgjedhore shprehet se analiza e këtyre materialeve tregon se bëhet fjalë për komunikim të dokumentuar nga periudha kohore para fillimit me punë të ASK-së dhe se të njëjtat rrjedhin nga zbatimi i masave institucionale.

Megjithatë, shton ai, duke marrë parasysh vendin dhe rolin e Agjencisë në sistemin e sigurisë mbetet të përcaktohet prejardhja dhe mënyra e sigurimit, si dhe obligimi që të pamundësohet çfarëdo zbatimi i aktiviteteve të këtilla jashtë ligjit në të ardhmen.

Flet edhe për nevojën e, siç thekson, nevojës reale të investimit të planifikuar, edhe në kuadër, edhe në pajisje, edhe në trajnime…, për bashkëpunimin me shërbimet e huaja të sigurisë, para së gjithash nga vendet e rajonit të drejtpërdrejtë dhe më të gjerë, për zbatimin e hetimit poligrafik dhe testit për integritet dhe për çështje të tjera të ndërlidhura me veprimin e ASK-së.

Në vazhdim vijon intervista e plotë me Viktor Dimovskin:

Një vit prej funksionimit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare. Sa jeni të mëvetësishëm, dhe si punoni, meqë agjencia ishte njëra prej reformave kyçe në sistemin e sigurisë dhe inteligjencës në rrugën e vendit drejt BE-së?

– Në kuadër të reformave rrënjësore strukturore të sistemit të sigurisë dhe inteligjencës themelimi i Agjencisë për siguri kombëtare kishte për qëllim tejkalimin e dobësive nga e kaluara dhe krijimin e subjektit të besueshëm dhe efikas si pjesë të sistemit për mbrojtje të sigurisë. Me fillimin e punës së Agjencisë pikërisht një vit më parë është bërë hapi i fundit në reformën e sektorit të sigurisë në vendin tonë me të cilin Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit, e cila në periudhën e kaluar ishte keqpërdorur për interesa individuale dhe grupore, përfundimisht shkoi në histori. Paraprakisht, në përputhje me rekomandimet nga Raporti i grupit të ekspertëve të kryesuar nga Rajnhard Pribe dhe në përputhje me masat në planet qeveritare 3-6-9 dhe Planit 18 u formua edhe Agjencia Teknike Operative (ATO). Procesi reformues i sistemit të sigurisë-inteligjencës u plotësua me formimin e Trupit për koordinimin e bashkësisë së sigurisë-inteligjencës.

E formuar sipas yrnekut të shërbimeve moderne evropiane të sigurisë dhe plotësim kadrovik të personelit në përputhje me standardet e larta të NATO-s, Agjencia e Sigurisë Kombëtare të gjitha kapacitetet e veta i orienton drejt ndjekjes së sfidave bashkëkohore të sigurisë dhe gatishmëri për përgjigje të shpejtë dhe efikase ndaj kërcënimeve dhe rreziqeve potenciale për sigurinë e shtetit dhe qytetarëve të tij.

Me aktivitetet e realizuara me plan në periudhën e kaluar njëvjeçare dhe me sendërtimin e vazhdueshëm të normativeve personale, kapacitete kadrovike dhe informatiko teknike, Agjencia është në tërësi e gatshme t’u përgjigjet kërcënimeve potenciale si shërbim profesional, i pavarur dhe llogaridhënës i sigurisë në përputhje me rregulloren ligjore dhe me respektimin e standardeve të larta etnike.

Si është gjendja e sigurisë nga këndvështrimi juaj?

– Krijimi i mjedisit të sigurt paraqet imperativin tonë, gjë që nuk është detyrë e thjeshtë në kushte të rrethimit kompleks të sigurisë, të globalizimit dhe digjitalizimit, por edhe në garën globale për balancim ekonomik, sundim me informacione dhe rritje të fuqisë së faktorëve joshtetërorë.

Në kontekst të këtillë dinamik dhe të paparashikueshëm ndiqen marrëdhëniet gjeopolitike, zhvillimi i ngjarjeve në planin terrorist dhe ekstremist, zbatimi i teknologjive të reja me dedikim të mundshëm të dyfishtë, si dhe forma bashkëkohore të krimit serioz dhe të organizuar dhe sjelljes korruptuese me potencial për rrezikimin e sigurisë ekonomike të shtetit.

Duke marrë parasysh atë që është përmendur më sipër, si dhe zhvillimet e ndërlidhura me fushatën e vazhduar zgjedhore, gjendja e krizës, e më pas edhe ajo e jashtëzakonshme lidhur me përpjekjet për tejkalimin e Kovid 19 pandemisë me efektet tjera shoqëruese imponohet vlerësimi se në këtë periudhë kemi(kishim) gjendje të qëndrueshme të sigurisë në vend.

Sa ju shërben përvoja Juaj si diplomat me karrierë, një kohë zbuluesi i parë i AI, në kontaktet dhe bashkëpunimin me agjencitë tjera?

– Përvoja e bartësve të postit publik në mjedise të ndryshme perceptohet ndryshe, varësisht nga pjekuria demokratike, kultura politike, praktikat e vendosura …

Në rastin e dhënë, periudha e kaluar prej dy dekada e gjysmë në shërbim diplomatik dhe komunikimi personal i vendosur paraprakisht me individë me autoritet në poste udhëheqëse në politikë, diplomaci dhe siguri gjithsesi se janë me leverdi të madhe.

Çfarë i mungon më së shumti agjencisë, kuadër, pajisje, trajnime ose liri e pavarësisë në punë?

– ASK-ja është organ i mëvetësishëm i administratës shtetërore me kompetenca të përcaktuara saktësisht në përputhje me zgjidhjen ekzistuese ligjore. Është kaluar një pjesë e konsiderueshme e rrugës reformuese, jemi duke tentuar që me punë të mundimshme t’u përgjigjemi detyrave të ndërlikuara të sigurisë, me sjellje të ndershme dhe profesionale t’i tejkalojmë ta ndryshojmë perceptimin e vendosur dhe paragjykimet nga e kaluara, të krijojmë atmosferë të besimit dhe të sigurojmë mbështetje nga qytetarët si partnerë në mbrojtjen e sigurisë së shtetit.

Nga ana tjetër, kemi vendosur atmosferë të besimit të plotë me të gjithë faktorët relevantë shoqëror dhe kemi hapësirë të lirë për qashe të plotë profesionale, pa kurrfarë përzierje, sugjerime dhe presione prej anash.

Deri tani janë bërë hapa të rëndësishëm në planin e etablimit, plotësimit përkatës kadrovik dhe teknik të personelit, pozicionim institucional, dhe fillim me sukses të punës. Megjithatë, duke marrë parasysh faktin se jetojmë në epokën e ndryshimeve të shpejta dhe të paparashikueshme që nuk njohin kufij, në një rrethim të ndërlikuar të sigurisë të mbushur me një varg sfidash, kërcënimesh dhe rreziqesh, me potencial të rritjes, në epokën e globalizimit dhe digjitalizimit me një rritje duke galopuar të fuqisë së faktorëve joshtetërorë kemi nevojë reale të investimit të planifikuar, edhe në kuadër, edhe në pajisje, edhe në trajnime…

Si është bashkëpunimi me agjencitë e rajonit?

– Në periudhën e kaluar është bërë një hap i rëndësishëm përpara në planin e vendosjes së bashkëpunimit intensiv me shërbime të huaja të sigurisë, para së gjithash nga vendet e rajonit të drejtpërdrejt dhe më të gjerë, si dhe nga vendet anëtare të NATO-s. Pas anëtarësimit të plotë në NATO, ASK-ja u bë pjesë përbërëse dhe partner i barabartë i segmentit të sigurisë dhe inteligjencës të Aleancës.

Cilat janë prioritetet tuaja për vitin e radhës?

– Gjatë periudhës para nesh njëra prej detyrave kryesore do të jetë finalizimi i aktiviteteve për dislokim hapësinor të ASK-së në objekt të ri, si dhe plotësim kadrovik të personelit, përtëritje të vazhdueshme kadrovike dhe trajnim përkatës për veprim në përputhje me standardet e larta të NATO-s. Jo më pak e rëndësishme është pajisja plotësuese teknike për shkak të kundërshtimit të suksesshëm të sfidave dhe kërcënimeve bashkëkohore në kushte të zhvillimit jashtëzakonisht dinamik tekniko-teknologjik. Mbetet si detyrë dhe rrumbullakim plotësues të procesit të miratimit të akteve nënligjore dhe interne lidhur me miratimin paraprak të disa zgjidhjeve ligjore nga fushat tjera, si dhe inicim të zgjidhjeve përkatëse ligjore për shkak të harmonizimit të plotë të disa dispozitave të caktuara të përfshira në Ligjin për ASK. E gjithë kjo, do të jetë e përcjellë me rritje të mëtejshme përmes avancimit të procesit të punës operative dhe operative analitike, forcim të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe atij ndërkombëtar, transparencë e plotë ndaj institucioneve kompetente për kontrollin e jashtëm dhe transparencën përkatëse mediatike.

Gjatë fushatës parazgjedhore dëgjuam shumë regjistrime të paligjshme të bisedimeve të përfaqësuesve edhe të pushtetit edhe të opozitës, shumëkush fushatën e quajtën “të bombave” është e qartë se në vend ka përgjim të jashtëligjshëm? Si kalon kjo pranë jush?

– Analiza e këtyre materialeve tregon se bëhet fjalë për komunikim të dokumentuar nga periudha kohore para fillimit me punë të ASK-së dhe se të njëjtat rrjedhin nga zbatimi i masave institucionale.

Megjithatë, duke marrë parasysh vendin dhe rolin e Agjencisë në sistemin e sigurisë mbetet të përcaktohet prejardhja dhe mënyra e sigurimit, si dhe obligimi që të pamundësohet çfarëdo zbatimi i aktiviteteve të këtilla jashtë ligjit në të ardhmen.

Punën e filluat me një varg akuzash për zgjidhje kadrovike, gjegjësisht se ka të punësuar për të cilët ka kallëzime penale, disa me nënshtetësi të dyfishtë, por edhe për përfaqësim të vogël të pjesëtarëve të bashkësisë etnike shqiptare. Si është gjendja pas një viti?

– Puna e shërbimeve të sigurisë gjithmonë është objekt i interesit publik dhe shpeshherë i kritikave që në të shumtën e rasteve janë të pabazuara. Por, kjo nuk ishte rast në shembujt që i përmendni. Ndryshimet gjatë formimit të Agjencisë ishin radikale dhe gjithmonë kur ka ndryshime radikale, është krejtësisht e pritur të ketë rezistencë nga ata që janë përfshirë nga të njëjtat. Në mesin e të përzgjedhurve nuk ka asnjë rast me nënshtetësi të dyfishtë ndonëse fatkeqësisht, për shkak të zgjidhjes ligjore duhet doemos të heqim dorë nga disa kandidatë me përvojë shumëvjeçare dhe me profil profesional të domosdoshëm për punën tonë. Nuk ishte e themeluar fare as vërejtja lidhur me përfaqësimin e bashkësive të tjera etnike, për shkak se, siç argumentoja edhe atëherë, ne që në vetë fillimin e punës e kemi rritur këtë numër për disa për qind në raport me periudhën paraprake. Në periudhën e kaluar tetë mujor, për shkak të dispozitave ligjore në Ligjin zgjedhor dhe Ligjin për korrupsion dhe parandalimin e konfliktit të interesave nuk ishte e mundshme që të bëhen punësime të reja. Por, siç përmenda paraprakisht, plotësimi kadrovik i personelit, përtëritja e vazhdueshme kadrovike është njëri prej prioriteteve tona dhe gjatë realizimit të të njëjtave do të mbahet llogari edhe për përfaqësimin përkatës dhe të drejtë etnik dhe gjinor, por para së gjithash me respektimin e kritereve për profesionalizëm dhe kompetencë.

Ndryshon diçka në kriteret për pranim në të ardhmen, pas procesit të vetingut bëhet konstante…?

– Kushtet dhe procedurat për vendosjen e marrëdhënies së punës në Agjencisë janë të përkufizuara saktë me ligj. E njëjta ka të bëjë edhe lidhur me vetingun i cili është parashikuar në nenin 69 të Ligjit të ASK-së dhe i cili pas anëtarësimit formal në NATO, zbatohet në përputhje me standardet më të larta të NATO-s.

Gjatë punësimit keni parashikuar zbatimin e marrjes poligrafike në pyetje dhe test për integritet, si rrjedhin këto procese?

– Në periudhën e kaluar ishin ndërmarrë aktivitete dhe procedurat e nevojshme për sigurimin dhe zbatimin e të njëjtave janë në rrjedhë. Testimi poligrafik dhe testi i integritetit janë gjithashtu të përcaktuar me ligj, ndonëse ishin përcjellë me sfida në implementimin për shkak të mungesës së normativeve përkatëse, resurseve kadrovike dhe teknike në vend, nevoja për përgatitje më afatgjate kohore për realizimin e të njëjtave, si dhe specifikat e profesionit të sigurisë.

Paralajmëruat se do të punësohen në ASK studentët më të mirë të cilët do të tregojnë interes, a ka kuadro të reja të sapopranuara?

– Po, dhe mbetemi në atë përcaktim. Deri tani janë vendosur memorandume për bashkëpunim me Universitetin Shën Qirili dhe Metodi dhe Shën Klimenti i Ohrit, ndërsa janë përgatitur tekste të memorandumeve për bashkëpunim me Universitetin e Tetovës dhe atë të Shtipit, por nënshkrimi është prolonguar për shkak të dispozitave në Ligjin zgjedhor të cilat sanksionojnë aktivitete të këtilla në periudhë zgjedhore. Mes tjerash, me angazhimin e këtillë duam të dërgojmë edhe porosi se vendi i njerëzve të rinj është në atdhe dhe se, për më të mirët gjithmonë do të ketë vend në institucionet në të cilat në shoqëri demokratike është nder të punohet.

Para do kohë dolët me kumtesë si përgjigje ndaj akuzave nga tashmë ish-ministrit teknik të Brendshëm Naqe Çulev se ASK-ja nuk ka në dispozicion pajisje për ndjekjen e komunikimeve, as aparate ndërmjetësuese për aktivizimin e ndjekjes së komunikimeve në rrjetet e operatorit. Keni-nuk keni pajisje të mjaftueshme?

– Deklarata dhe pohimet e ministrit të atëhershëm teknik të Punëve të Brendshme ishin tërësisht të pabaza dhe të motivuara politikisht. Me këtë rast mundem vetëm edhe një herë të përsëris pohimet e përfshira në kumtesën se në përputhje me Ligjin e Agjencisë Teknike-Operative, e gjithë pajisja i është dorëzuar ATO-s që në tetor të vitit 2018.

“Në procesverbalin për dorëzim – pranimin e pajisjes është vërtetuar edhe se janë dorëzuar edhe aparate ndërmjetësimi, në pronësi të operatorëve të telekomunikimit, që deri atëherë gjendeshin në MPB, gjegjësisht në DSK. Dorëzim-pranimi është kryer nën mbikëqyrjen e Komisionit në përbërjen e të cilit, mes të tjerëve ka pasur edhe përfaqësues të Gjykatës Supreme dhe Komisionit parlamentar për mbikëqyrje të zbatimit të masave për ndjekjen e komunikimeve. Gjithashtu, Agjencia nuk ka mundësi teknike që mëvetësisht dhe pavarësisht të aktivizojë dhe të ushtrojë ndjekjen e komunikimeve në rrjetet e operatorëve celularë pa ndërmjetësim të Agjencisë Teknike Operative“.

Në fakt, edhe prokurori publik në procedurën në informimin me shkrim të ministrit teknik vlerësoi se pohimet në të njëjtën janë të pabaza.

Ajo që e bën ASK-në bashkëkohore është sistemi i vendosur i kontrollit parlamentar dhe qytetar, sa takime, gjegjësisht kontrolle janë bërë deri tani te këto institucione, dhe cili është bashkëpunimi me këta trupa?

– Është realizuar bashkëpunim i suksesshëm edhe me trupat kontrolluese të punës së ASK-së me ç’rast është manifestuar gatishmëri e plotë nga ana jonë për shqyrtim real në të gjitha aktivitetet e Agjencisë. Karakteristikë e periudhës së kaluar ishte komunikimi dhe bashkëpunimi intensiv me Komisionin për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Agjencisë së Inteligjencës, si dhe me Komisionin për mbikëqyrjen e masave për ndjekjen e komunikimeve. Sa për ilustrim, do të përmend se në periudhën deri në shpërndarjen e Kuvendit lidhur me zgjedhjet e parakohshme kisha dhjetëra takime me anëtarët e dy komisioneve mbikëqyrëse parlamentare, që është më shumë sesa takimet e të gjithë drejtorëve të ish-DSK-së së bashku.

Shpresoj se edhe me përbërjen e re parlamentare do të vazhdojmë në drejtimin e njëjtë, e njëherësh besoj fuqishëm se bisedimet e radhës për anëtarësim në BE do të na jenë katalizator plotësues për avancim në këtë hap të rëndësishëm përpara.

ASK-ja ende gjendet në hapësirat e vjetra të MPB-së, ndërsa është agjenci e mëvetësishme jashtë kornizave të MPB-së, si pjesë e reformës së sistemit të sigurisë-inteligjencës në shtetin tonë. A ka gjasa që në një kohë të afërt të bëheni me hapësirë të re, tuajën?

– Implementimi i konceptit të funksionimit të Agjencisë si organ i pavarur i administratës shtetërore përveç tjerave, përfshijnë edhe ndarje fizike, gjegjësisht ndarje hapësinore nga MPB-ja. Në këtë drejtim gjatë vitit të kaluar janë ndërmarrë aktivitete përkatëse për sigurimin e një objekti përkatës dhe me vendim të Qeverisë i njëjti është lëshuar për nevojat e Agjencisë. Me fillimin e procesit zgjedhor, e duke i marrë parasysh kompetencat e Qeverisë teknik këto aktivitete ishin ndërprerë, ndërsa për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme lidhur me përpjekjet për menaxhimin e pandemisë me Kovid 19, anulimi, për fat të keq u prolongua. Prandaj, finalizimi i aktiviteteve për dislokim hapësinor në objekt të ri do të jetë në majën e agjendës sonë, dhe gjithsesi, asaj të Qeverisë në periudhën e ardhshme. Me këtë rast, jemi të vetëdijshëm se duhet të mbahet llogari për nevojat për përballje me pandeminë me virusin korona dhe stabilitetin lidhur me këtë çështje. Megjithatë, shpresoj se së shpejti intervistën e radhës do ta bëjmë në hapësirat e reja.

A mund të na e sqaroni procesin e marrjes, gjegjësisht dhënies së certifikatave të sigurisë, të rëndësishme për të punësuarit ose për punësim në ASK?

– Në përputhje me dispozitat në Ligjin për informacione të klasifikuara procedura për dhënien e certifikatave të sigurisë përfshin më shumë aktivitete. Për dhënien e certifikatës së sigurisë për qasje deri te një nivel përkatës i informacioneve të klasifikuara, personi i interesuar fizik ose personi juridik parashtron kërkesë me shkrim deri te Drejtoria për siguri të informacioneve të klasifikuara. Plotësimi i kushteve për dhënien e certifikatës së sigurisë përcaktohet përmes kontrollit të sigurisë. Kontrolli i sigurisë bëhet në bazë të pëlqimin paraprak me shkrim nga personi fizik ose juridik që ka parashtruar kërkesë për lëshimin e certifikatës së sigurisë.

Postime të ngjashme

Rishikimi i buxhetit, në seancë plenare

XH,I

LSDM: Buxheti për vitin 2021 siguron mbështetje për shëndetësinë dhe ekonominë

XH,I

LSDM: Gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së u mbështetën nga 200 tifozë të Mickoskit

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...