Agjencia Zhurnal.mk

Dimovski: Këtë javë mund të zgjidhet kryetari i ri i Entit Shtetëror për Revizion

od 6 do 12 noemvri 2019

Shkup, 21 tetor, zhurnal.mk – Deputeti Ilija Dimovski, përndryshe kryetar i Komisionit kuvendar për Emërime, njoftoi se këtë javë mund të zgjidhet kryetari i ri për Entin Shtetëror për Revizion.

Enti Shtetërorë për Revizion është pa udhëheqës, ndërsa pa udhëheqës nuk mund të funksionon ky institucion i rëndësishëm shtetëror që kontrollon punën materiale dhe organizative të organeve shtetërore dhe partive politike.

Dimovski njoftoi gjatë seancës së sotme se konsultimet ndërpartiake janë duke u zhvilluar dhe, siç thotë ai, nëse shkon më së miri, ka fundi i kësaj jave mund të zgjidhet kryetari i Entit Shtetëror për Revizion.

Kanë kaluar dy vjet që kur Kuvendi njoftoi për emërimin e një kryetari të ri për Revizion Shtetëror. Për kaq kohë Enti për Revizion Shtetëror nuk ka pasur kryetar sepse asnjë nga kandidatët e propozuar nuk është zgjedhur deri më tani.

XH.I

Lajmet e fundit