Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Diplomacia dhe spiunazhi, dy veglat për zgjidhjen e kontestit maqedono-bullgar

Shkup, 20 maj – Zhurnal – Integrimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian sa vjen e ndërlikohet, dhe tashmë përveç luftës diplomatike në sfond duket edhe një praktikë e paparë deri më sot në kontekst të integrimeve, që është spiunazhi, si një vegël që do të ndihmonte zgjidhjen e kontestit  identitar maqedono-bullgar.

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian tashmë kanë marrë anë në kontestin e Sofjes dhe Shkupit duke favorizuar këtë të fundit, dhe kjo aspak nuk u pëlqen zyrtarëve të fqiut lindor.

Sofja zyrtare tashmë dhe publikisht po shfaq shenjat e nervozizmit dhe të shqetësimit, për çka ministri i Jashtëm bullgar Svetlan Stoev, thirri ambasadoren Kroate në Sofje, Jasna Ognjanovac, për ta qortuar lidhur me deklaratën e presidentit kroat Zoran Milanoviç,  në të cilën ai foli me tone negative për trajtimin politik të cilin Bullgaria I’a bën Maqedonisë së Veriut.

Sofja e quan të papranueshme, të pajustifikuar dhe zhgënjyese deklaratën e Milanoviqit pas samitit Brdo-Brioni në të cilën tha se “ajo që politika zyrtare e një anëtari të Unionit po i bën Maqedonisë së Veriut është futja në një hapësirë ​​intime”.

Spiunazhi si vegël diplomatike

Asnjë përvojë e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian nuk flet për përzierje të spiunazhit, si një vegël që ka përshpejtuar integrimin në Union, për çka përfshirja e kësaj teme në kontest të integrimit të Maqedonisë së Veriut  flet se sa e ndërlikuar është çështja.

Tashmë dhe zyrtarisht, duke ju referuar mediave bullgare, përveç politikës dhe diplomacisë, Shkupi dhe Sofja kanë aktivizuar edhe inteligjencën.

Agjencia Shterërore për Siguri Kombëtare e Bullgarisë (DANS)  në raportin vjetor thotë se pozicioni politik I Bullgarisë ka qenë shënjestër e e sulmeve të shërbimeve të huaja të inteligjencës.

Agjencia bullgare e spiunazhit thotë se gjatë vitit 2020 shërbime speciale të huaja kanë punuar kundër Sofjes për ti margjinalizuar pozicionet e jashtme të saja, që  implikon kontestin me Maqedoninë e Veriut.

“Në vitin u aktivizuan  veprimet e disa shërbimeve speciale të huaja, si pjesë e përpjekjeve komplekse për të margjinalizuar pozicionet bullgare në fushën e politikës së jashtme, në lidhje me përfaqësimin e interesave tona kombëtare përmes elementit shtetndërtues siçjanë  gjuha si dhe historia dhe kultura”, thuhet në raportin e DANS.

Ndonëse raporti i agjencisë bullgare të inteligjencës nuk përmend kontestin, kjo padyshim se ka të bëjë me  Maqedoninë e Veriut,  dhe për këtë flasin titujt e gazetave kryesore bullgare, të cilat mes tjerash shkruajnë se “shërbime të huaja na kanë sulmuar në kontestin me maqedonasit për gjuhën dhe historinë”.

Kryeministri Zaev me ndjenja të përziera, optimist i matur

Kur ka mbetur edhe pak kohë nga konferenca e parë ndërqeveritare, BE-Maqedoni e Veriut në të cilët do të dihet përfundimisht nëse vendi do të marrë datë për çeljen e negociatave, numri një I qeverisë së Shkupit, Zoran Zaev është i bindur se e Evropa e ndjen problemin dhe detyrimin.

Ai thotë se përfundimisht BE duhet të bëjë një hap përpara dhe se Maqedonia e Veriut, e cila po pret 16 vjet, ka mbi njëzet veto, ndërsa është në krye në zbatimin e reformave, duhet t’i fillojë negociatat dhe duhet ta mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.

Megjithatë, ai thekson se pritjet nuk duhet të jenë shumë të larta, në mënyrë që vendi të mos përjetojë zhgënjim, duke e pasur parasysh bllokadën nga Bullgaria. 

Postime të ngjashme

Shkupi i hutuar, njëkohësisht është optimist por edhe pesimist për zgjidhje me Bullgarinë

Bekim Laçi

Hapet zyrtarisht ambasada e Maqedonisë së Veriut në Bratislavë

Zekirija Haxhiu

Taksë ekologjike për derivatet dhe zvogëlim të TVSH-së për energjinë elektrik

Zekirija Haxhiu

Peloni: Duam marrëdhënie të mira me vendin fqinj

Zekirija Haxhiu

Stefoska: Kemi dërguar një letër interesi për programin e ri të BE-së për kulturë

Zekirija Haxhiu

Përsëri asnjë viktimë nga Covid në Maqedoni, shënon 29 raste të reja

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...