Agjencia Zhurnal.mk
Opinion

“Diplomacia” e vaksinave! – nga Edmond Panariti

Nga Edmond Panariti

Shqipëria duhet të bëjë kujdes në përzgjedhjen e vaksinës që do të përdorë për të mbrojtur popullin e saj ndaj Covid.

Jo thjesht për “rreshtim” partneriteti , por vendi lipset të jetë në linjë me teknologjinë dhe protokollin vaksinal të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara.

Lipset të jetë në të njëjtën linjë me organizmat e kontrollit të cilësisë dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara.

Kjo është përqasja më e mënçur dhe më e përgjegjshme!

Komiteti teknik i Pandemisë, duhet të ketë qëndrimin e tij për këtë çështje delikate!

Dhe nuk duhet t’ja lërë vendin marrjen pa kushte, pushtetit.

Po përse me Europën dhe Amerikën?

Sepse në këto bashkësi shtetesh, qoftë teknologjia e prodhimit të vaksinës, ashtu edhe protokollet e aplikimit të saj i nënshtrohen një mbikëqyrje dhe vlerësimi të rreptë shkencor me kontrolle të përsëritura dhe të kryqëzuara të shtrira në disa faza.

Jashtë presionit politik dhe publik!

Nuk mund të luash “balet” diplomatik me vaksina!

Nuk mund të bësh presione të tipit, meqë ti nuk po më furnizon tani, unë po lidhem me atë që mi sjell ato më parë.

Sepse në botë janë 280 vaksina anti-covid në fazë prodhimi dhe verifikimi.

Dhe pjesa dërmuese e tyre do përfundojnë në “kosh”, sepse nuk do t’i plotësojnë kriteret e cilësisë dhe sigurisë në përfundim të fazave të verifikimit.

Ofertat për vaksina nuk do të mungojnë.

Por në përzgjedhjen e tyre vendet do të dëshmojnë dhe vënë në provë seriozitetin dhe përgjegjshmërinë.

Postime të ngjashme

Agim Vuniqi: Për llafologët, duke përfshirë edhe veten!

Z H

TË KËNDOSH APO VETËM TË LASH ENËT!

R Zh

Të bashkohemi në betejen politike për shtetin e Kosovës!

Z H

Lajcak me parime të qarta për dialog apo ardhje me duar në xhepa ?

Z H

Vaj halli me këto humbësit e këqinj në politikat tona !

R Zh

Kur do të zgjohemi ne shqiptarët?

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...