Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Diplomati Agim Nesho: Ndryshimi i kufijve në Ballkan është interes direkt i Serbisë

Diplomat Agim Nesho i ftuar në Log. ka thënë se është e qartë që i gjithë debati që është ngritur së fundmi është në kuadër të interesave të fuqive të mëdha.

Nesho ndër të tjera ka theksuar se interesat direkte të kësaj çështje është Serbia, por që patjetër iniciativa është më e madhe dhe sipas tij Rusia është një ndër fuqitë që ka interes në Ballkan.

“Të gjithë këto zëra janë me dëshirën për të bërë ndryshime kur BE akoma nuk ka gjetur zgjidhje për këto vende, janë kryesisht tendenca të Serbisë me skenar të vendeve dhe të fuqive të mëdha. Marrëveshja e Dejtonit në atë kohë ishte një zgjidhje e momentit për të ndaluar gjakderdhjen, ishte një stabilitet momental jo marrëveshje e mirëfilltë.

Tashmë nga ’95 në 2021 kemi një gjeneratë që jeton me parimet demokratike të Evropës. Serbia vijon me politikën e saj deri në zgjedhjet presidenciale të 2022, Vuçiç ecën me këtë skenar për çështjet që BE dhe Amerika nuk i ka zgjidhur akoma. Është një mirëkuptim nga BE që thonë se marrëveshja dhe njohja reciproke janë zgjidhja e çështjes së këtyre dy vendeve Ballkani shërben si precedent, ose zgjedhjet ballkanike u shërbejnë fuqive të mëdha siç është dhe Rusia që kërkon të ngrejë fuqinë e saj në të gjithë ish republikat jugosllave”, ka thënë Nesho.

Postime të ngjashme

Haradinaj, Kurtit: Kërko vetëm njohjen reciproke

Dafina Vidishiqi

Dështon sërish të nisë gjykimi ndaj Bukoshit, për “Fondin e 3%”

Dafina Vidishiqi

Krejt çka u ndodhi dhe u tha sot në takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel

Dafina Vidishiqi

Kurti kërkoi largimin e tij nga delegacioni serb, Odaloviq: Jam i gatshëm të tërhiqem

Dafina Vidishiqi

Thaçi: Kurti ta sabotojë dialogun nëse kërkohet “Ahtisari Plus”

Dafina Vidishiqi

Komentohet propozimi i Kurtit për Traktatin e Paqes Kosovë-Serbi

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...