Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Diplomatët amerikanë bëhen gati për të shkarkuar Donald Trump, thirrja ndaj administratës për protestën e dhunshme

Diplomatët amerikanë kanë hartuar dy rezoluta që dënojnë nxitjen e Presidentit Donald Trump për sulmin që shkaktoi 5 viktima në Capitol, si dhe i kanë bërë thirrje zyrtarëve të administratës që të mbështesin kërkesën e Amendamentit të 25-të për ta hequr nga detyra.

Përpjekjet për ta mbajtur Presidentin Donald Trump përgjegjës për rolin e tij në nxitjen e turmës që sulmoi Kapitolin të mërkurën morën vrull të shtunën, me anëtarët demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve që njoftuan se do të parashtrojnë nenet e fajësimit duke filluar që nga e hëna.

Ligjvënësi Ted Lieu, një demokrat nga shteti i Kalifornisë, i cili ndihmoi në hartimin e akuzave kundër presidentit Trump, shkroi në Twitter se nenet mbështeten nga 180 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, megjithëse asnjë republikan nuk është mes tyre.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe kolegët e saj kërkojnë që presidenti të hiqet nga detyra para se mandati i tij të mbarojë më 20 janar, edhe pse Senati i udhëhequr nga Republikanët nuk ka gjasa të bjerë dakort.

“Situata me këtë president të marrë mund të jetë më e rrezikshme dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur popullin amerikan nga sulmi i tij i çekuilibruar ndaj vendit dhe demokracisë tonë,” tha zonja Pelosi të premten.

Nëse Dhoma e Përfaqësuesve do të ngrejë akuza për fajësimin e presidentit, për herë të dytë, kjo do të pasohej nga një gjykim në Senat, i cili e ka liruar një herë më parë presidentin Trump nga akuzat dhe do të jetë në pushim deri më 19 janar. Demokratët do të marrin kontrollin e Senatit më vonë këtë muaj .

Postime të ngjashme

Kina: Pretendimet për gjenocid ndaj ujgurëve janë absurde

T E

Zyrtarët vizitojnë kufirin SHBA-Meksikë mes rritjes së fluksit të emigrantëve

T E

Humb jetën në një aksident ajror parlamentari francez Olivier Dassault

T E

Ligjvënësi gjerman jep dorëheqjen, përfitoi nga kontratat për maskat

T E

Asnjë i vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Britani

T E

Austria pezullon vaksinat AstraZeneca, një grua humbi jetën, një tjetër është në gjendje të rëndë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...